Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Zbardhet përgjimi, si u planifikua vrasja e aktorit Mishel Prela

17/11/2018
Zbardhet përgjimi, si u planifikua vrasja e aktorit Mishel Prela
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një nga provat më të forta të Prokurorisë në gjykimin e dy personave të akuzuar për vrasjen e mbetur në tentativë të aktorit Mishel Prela, korrikun e vitit 2017 në Tiranë ka qenw përgjimi i bisedës ku planifikohej krimi.

“ABC News” ka siguruar dosjen e gjykatës, ku zbardhet kjo bisedë e zhvilluar mes të akuzuarit si autor i krimit, Shkëlzen Buci dhe porositësi i tij, Ervin Zallumi teksa ky i fundit i vë në dispozicion armën e krimit. Përgjimi është bërë përmes një aparati celular nga vetë Buci, të cilit i ishin premtuar 80 mijë euro për vrasjen. Në bisedë Zallumi jepte instruksione për krimin.

B: “Puna është kështu or burrë, se të jepet variant, p.sh. është tu ik për në shpi ai më kupto, në makinë diku”.

A: “Po”.

B: “I shko me motor tek dera, pam-pam-pam, mbaro punë dhe ikën mo burrë, a më kupto. Se mund të jepet mundësia”.

A: “Po, e marr vesh”.

B: “Mund të jepet mundësia kudo. Jo e kam idenë këtu. Që mos më humb shumë kohë. Më kupto, këtu e kisha hallin. Që të mos humbim shumë kohë”.

A: “Nuk bën zhurmë ajo, nuk bën zhurmë fare”.

Me tej bashkëbiseduesit pretendojnë se është koha më e përshtatshme për shkak të situatës politike.

A: “Këto 10 ditë duhet me kry punë o vlla se…”

B: “Kjo është pra ideja o burrë, pasi unë desha me u nxitu. Unë këtë thashë”.

A: “Tashti shko, bam-bam, mbaro punë, se tani nuk ka mo as polici. Nuk funksiono as një gjo. Është kohë zgjedhjesh, është qeveri teknike, ministra teknikë, çdo gjë teknike. Nuk ka as kontroll, as postblloqe”.

B: “Na u desh një kështu mo burrë, t’i kishim ra, se me dy copë nuk ka ku të shkojë. I bie një herë pa zhurmë o burrë, që mos bëjmë rrëmujë a më kupto”.

Në vijim të bisedës Shkëlzen Buci dhe Ervin Zallumi diskutojnë se si duhet të largohen nga vendi i krimit dhe si të ruhen nga kamerat.

A: “Këto 10 ditë o vlla. Në momentin që do vijë nuk ka nevojë me ik me shpejt. Bam bam dhe hajt shnet. Mund të ikësh dhe me biçikletë. I hypën biçikletës edhe… Tani duhen gjëra mos me ra në sy. Se me qenë me motor të madh. Yyyy motori i madh është kot”.

B: “Ti thu nuk bo punë motorri i madh?”

A: “Po jo o burrë, ça thu. Pse me rreziku kot, kamikaz”.

A: “Thjesht domethënë. Edhe ruj një çik zonën, ku ka kamera, ku nuk ka kamera. Në momentin që do ikësh, mos hiq kapelën ku ka kamera. Ku e shef se ka kamera, se ka biznese ene gjona, se duken kamerat”.

B: “Normal. Në qoftë se ashtu, këtë po e hudh unë, në qoftë se ashtu. Un do e përdor me doreza”.

A: “Po pra do ta pastrosh mirë”.

Me gjithë planifikimin Policia dhe Prokuroria mundën të zbardhnin plotësisht ngjarjen dhe të dërgojnë si të pandehur Ervin Zallumin e Shkëlzen Bucin. Në përfundim të gjykimit Zallumi dhe Buci u dënuan me nga 12 vite burg për akuzën e “vrasjes me paramendim”, mbetur në tentativë, “prodhim e mbajtje narkotikësh” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Tags: mishel prelapergjime

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.