Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Banorët e “Astirit” bllokojnë rrugën, sërish në protestë për mbrojtjen e banesave

17/11/2018
Banorët e “Astirit”  bllokojnë rrugën, sërish në protestë për mbrojtjen e banesave
Share on FacebookShare on Whatsapp

Banorët e Unazës së Re të njohur si zona e “Astirit” në kryeqytet janë mbledhur sërish mbrëmjen e sotme në protestë për të kundërshtuar shembjen e banesave të cilat preken nga projekti i Unazës së Madhe.

Në ditën e 14 të protestës së tyre, banorët kanë bllokuar rrugën dhe shprehen se nuk do lejojnë të prishen banesat e tyre pa marrë dëmshpërblim me vlerën e tregut.

Në një lidhje direkte për ‘News24’ një nga banorët u shpreh se do mbrojë me armë pronën e tij që e ka në proces legalizimi që prej vitit 2006.

“Ne kërkojmë nga qeveria dhe bashkia që të merren vesh me ne. Ky është mundi dhe djersa jonë. Ai na quan nazistë. Ne nuk jemi të ardhur nga hëna, por jemi banorë të këtij qyteti. Ne nuk jemi të jashtëligjshëm dhe kemi nisur një proces legalizimi për banesat tona që prej vitit 2006. Ka ardhur koha që gota u mbush. Këtu do vdesim sepse nuk kemi ku shkojmë. Do mbroj pronën  time me armë. Ata vjedhin taksat tona”- thotë banori. Në mbështetje të banorëve janë edhe disa deputetë të opozitës.

Në një kohë që sot skadon afati i vendosur nga ARRSH për nisjen e prishjes së banesave, protestuesit kanë marshuar drejt makinerive të kompanisë që pritet të nisë punimet për ‘Unazën e Re’. Banorët kanë paralajmëruar se nesër në orën 11:00 do zhvillojnë një protestë tjetër, ndërsa kanë paralajmëruar se nuk mbajnë përgjegjësi për makineritë e kompanisë.

Tags: protesta astir

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.