VIDEO/PD: VKM korruptive, skualifikohen kasat ekzistuese, bizneset detyrohen të marrin të reja

VIDEO/PD: VKM korruptive, skualifikohen kasat ekzistuese, bizneset detyrohen të marrin të reja

182
0
Shares

Partia Demokratike ka denoncuar një vendim të fundit të qeverisë, e cila  që skualifikon kasat ekzistuese fiskale dhe detyron bizneset të pajisen me kasa të tjera.

Në një deklaratë nga selia blu, deputeti i PD-së Endri Hasa u shpreh se kostoja e këtij vendimi korruptiv të qeverisë është nga 600-1000 euro për çdo biznes.

Sipas deputetit, nga 1 herë në ditë, bizneset detyrohen të transmetojne çdo shitje në kohë reale, një funksion që kasat ekzistuese nuk e kanë.

Pjesë nga deklarata:

Buxheti i vitit të ardhshëm nuk do të jetë kostoja e vetme që do të paguajnë bizneset si faturë e korrupsionit të kudogjendur të qeverisë së Edi Ramës. Çdo biznes duhet të bëhet gati për të nxjerrë nga xhepat nga 600 – 1000 euro si faturë për vendimin korruptiv të qeverisë për sistemin e menaxhimit të faturimit të bizneseve. Paralajmërimi i Partisë Demokratike, që kur denoncoi për herë të parë aferën korruptive, duke deklaruar edhe fituesin e paracaktuar kroat, tani është bërë realitet.

Ministri i Korrupsionit, Arben Ahmetaj, mund të bëjë propagandë nga mëngjesi deri në darkë dhe të gënjejë paturpësisht shqiptaret se kasat fiskale nuk do të ndryshojnë, por e vërteta është se pak ditë më parë qeveria ka miratuar një vendim që, praktikisht, skualifikon kasat ekzistuese. Aktualisht, kasat fiskale janë të programuara të transmetojnë të dhëna vetëm 1 herë në ditë, kur biznesi mbyll xhiron, por me VKM Nr. 651, qeveria ka ndryshuar karakteristikat teknike për pajisjet fiskale, duke futur si kriter shtesë – “transmetimin e çdo shitjeje në kohë reale në sistemin e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

Kërkesat e sistemit të ri detyrojnë çdo biznes që të heqë kasat dhe sistemet elektronike që ka sot, për të blerë pajisjet e reja që mundësojnë transmetim të çdo shitjeje në kohë reale. Kjo do të thotë se 15 milionë eurot e tenderit korruptiv me kompaninë e paracaktuar kroate, janë vetëm maja e ajsbergut, sepse fatura për bizneset llogaritet të kushtojë nga 80-100 milionë euro. Projekti korruptiv për monitorimin biznesit nuk duhet të zbatohet! Ky projekt cëno konkurrencën e lirë, mbyll vendet e punës dhe çon drejt falimentimit mijëra biznese”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY