“Treni i fëmijëve në Shqipëri jo vetëm ka dalë nga binarët, por...

“Treni i fëmijëve në Shqipëri jo vetëm ka dalë nga binarët, por ka marrë edhe drejtimin e gabuar”

257
0
Shares

Nga MARIO KOXHA:

Po po, të gjithë kemi parë!

Të gjithë kemi parë fëmijë 12 apo 13 vjec që thithin shisha e nxjerrin tym nga goja duke u munduar të bëjnë forma të bukura, pa e ditur që në atë tym mbysin pa kuptuar të ardhmen e tyre.

Të dehur nga dëshira për të qënë në qendër të vemendjes, të “pagdhendur” nga skalitja familjare e arsimore dhe të pakontrolluar nga shteti ata kanë “luksin” të porosisin nargjile e ta konsumojne në mes të Bllokut.

Po po, në mes të Bllokut!
Ndoshta nuk duket shumë e rëndë sepse atje cfarë nuk ndodh , por a nuk është kjo pikënisja e asaj që dikush e quan “Te Bllokuu, te Bllokuu” ??

Fëmijët që janë e ardhmja e një vendi po “humbasin” nga vetë ne. Ata nuk po shkatërrohen nga alkooli, duhani, hashashi, kokaina, shisha, dreqi apo shejtani. Po shkatërrohen nga familja,shkolla, shteti, shoqëria që qëndrojnë të ngrira kundrejt një fenomeni.

Ata janë fëmijë, janë në një moshë që shumë prej nesh e kanë kaluar jo në këtë mënyrë . Prandaj jemi ne ata që duhet ti tregojmë se kjo nuk është rruga e duhur, rruga e një jete normale, por është “kalldrrëmi” I një të ardhmeje të mbushur me vështiresi dhe antihumanizëm.

Ti tregojmë që një gotë alkool është një gotë helm, nje paketë cigare është një paketë sëmundjesh, nje shisha e konsumuar është përzjerje nikotine dhe se shmangia e këtyre është fundi I errësirës së tyre.

Ne së bashku jemi burimi i ideve të para themelore që fiton fëmija për jetën prandaj duhet të jemi më të përgjegjshëm ne edukimin e tyre, në të kundërt nuk duhet të habitemi nëse emrat e tyre I shohim në televizion si pasojë e “helmeve”.

Me keqardhje e them por treni I fëmijëve në Shqipëri jo vetëm ka dalë nga binarët, por ka marrë edhe drejtimin e gabuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY