Jep dorëheqjen zv/ministri i Arsimit

Jep dorëheqjen zv/ministri i Arsimit

278
0
Shares

Vetëm pak kohë nga marrja e detyrës, jep dorëheqjen zëvendësministri i Arsimit Taulant Muka.

Dorëheqja i është dorëzuar Ministres së Arsimit, Lindita Nikolla, me motivacionin e pamundësisë  për të ndryshuar sistemin arsimor nga brenda.

“Dorëheqja e parevokueshme, për arsye etike, morale e profesionale. Largohem për papajtueshmëri në modelin e punës të aplikuar në Ministrinë e Arsimit”, thuhet ndër të tjera në motivacionin e Taulant Mukës.

Taulant Muka u emërua zëvendësministër në datën 31 tetor me një vendim të Këshillit të Ministrave, pas dorëheqjes së Ervin Demo i cili u akuzua për plagjiaturë.

Muka denoncoi plagjiaturën që Demo kishte bërë në një artikull titullin “Universitetet dhe transferimi i teknologjisë”, i botuar në vitin 2011.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY