Deklarata e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, ku shprehej se nuk do të lejonte që “shpellarët” të bllokonin punimet e “Unazës së Madhe”, shkaktoi një valë reagimesh, për të kulmuar me protestën e banorëve të “Astirit” mbrëmjen e sotme, ndonëse nuk ishte parashikuar.
Në valën e reagimeve është edhe artisti i njohur, Julian Deda, i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka paralajmëruar Vleiajn, se nëse nuk kërkon falje dhe të dëmshpërblejë banorët e zonës 100%, këta protestues mund të shkojnë e të shembin shtëpinë e tij, pasi sipas tij ata nuk i frikëson asgjë.
“Ky Erion fiku, kur i thote atyre njerezve shpellare, a i merr parasysh pasojat? A e di ai se ç’mund te bejne shume njerez te fyer deri ne ate pike? A mendon para se te flase ky injorant? A eshte ne terezi ky apo eshte zhytur ne delir dhe s’di ç’flet?”, – shkruan Deda.
Më tej ai i bën thirrje Veliajt ku shprehet: “O lali, çohu, ndiz kamerat dhe dil e kerkoju ndjese te thelle atyre njerezve per qelbesirlleqet qe nxjerr nga goja, pastaj merri nje nga nje dhe paguaji 100% shtepite qe te vazhdosh projektin e unazes, para se te nisen drejte shtepise tende e te ta shembin ne syrin tend dhe mos i kerceno me burg, se ata nuk kane frike vdekjen jo me burgu.
Kaq po te them…!”
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/