“Po më ndjekin, kam parandjenjë të keqe”/ Harizaj e parandjeu vrasjen e...

“Po më ndjekin, kam parandjenjë të keqe”/ Harizaj e parandjeu vrasjen e tij

476
0
Shares

Viktimat e atentatit në Durrës para se të vriteshin darkuan me disa shokë në një lokal në periferi të Tiranës.

Edhe autorët e krimit besohet që janë nisur nga Tirana, kurse Durrësi u zgjodh si vend i përshtatshëm për ekzekutimin.

Janë provat më të reja të zbuluara nga grupi hetimor për ngjarjen e disa ditëve më parë në qytetin bregdetar, ku mbetën të vrarë i ashtuquajturi “faqedjeguri” Edision Harizaj dhe shoku i tij Genci Caca, të dy nga Vlora.

Referuar dëshmive të personave të fundit me të cilët Harizaj është shoqëruar, një burim policor i tha ABC News, se ai kishte pikasur ndjekjen.

“Il Padrino”, i njohur në Vlorë si person i rrezikshëm, është shprehur te një miku i tij. “Po më ndjekin, kam parandjenjë të keqe”.

Dhe në fakt mbi të dhe Cacën u zbrazën mbi 50 plumba dhe pse makina ishte gjysëm e blinduar.

Ndërkohë policia ka siguruar një dëshmitar, i cili flet për disa autorë pjesëmarrës në krim

Veç atyre që qëlluan makinën, një tjetër makinë ka mbikëqyrur veprimet.

Kur makinat e viktimave dhe e autorëve u futën në rrugën dytësore, një makinë e tretë.
Ka qëndruar pak sekonda në anë të rrugës kryesore. Sapo është kryer ekzekutimi ajo ka lëvizur në drejtim të Plepave.

Në makinën e Harizajt, i njohur edhe si shoku i Emiljano Shullazit, policia ka gjetur tre celularë, dy të Harizajt dhe një i Cacës. Të tre të koduar.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY