VIDEO/Automatikë dhe pistoleta në ‘Benz’, pranga dy të rinjve nga Durrësi

VIDEO/Automatikë dhe pistoleta në ‘Benz’, pranga dy të rinjve nga Durrësi

193
0
Shares

Policia ka goditur një tjetër rast të trafikimit të armëve dhe municioneve luftarake. Forca e Ligjit në territor godet në Durrës, ku janë sekuestruar armë dhe municione luftarake dhe janë arrestuar dy persona.

Njoftimi i policisë

Është finalizuar me sukses operacioni i koduar “Guns 18”. 

Arrestohen në flagrancë dy shtetas.

Specialistët kundër Krimit të Organizuar në DVP Durrës në bashkëpunim me Forcat Operacionale, pas një hetimi 2 mujor kanë goditur një rast trafikimi të armëve dhe municioneve luftarake.

Janë arrestuar shtetasit:

• K. M., 18 vjeç, banues në Durrës;
• R. H., 22 vjeç, banues në Durrës.

Më datë 12.11.2018, shtetasit e mësipërm, në lagjen nr.16 janë kapur në flagrancë në mjetin tip ‘Benz’ ku gjatë kontrollit iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale 

• dy armë zjarri automatik model 56, kalibër 7.62 mm 
• një pistoletë tip “Blou” Mini;
• 2 krehra, 25 fishekë;
• një përdorues grushti.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe municioneve” në bashkëpunim parashikuar në nenin 278/a/2 të Kodit Penal.

DurrësForca e Ligjit në territor godet në Durrës.Sekuestrohen armë dhe municione luftarake.Është finalizuar me sukses operacioni i koduar "Guns 18". Arrestohen në flagrancë dy shtetas.Specialistët kundër Krimit të Organizuar në DVP Durrës në bashkëpunim me Forcat Operacionale, pas një hetimi 2 mujor kanë goditur një rast trafikimi të armëve dhe municioneve luftarake.Janë arrestuar në flagrancë shtetasit:• K. M., 18 vjeç, banues në Durrës;• R. H., 22 vjeç, banues në Durrës.Më datë 12.11.2018, shtetasit e mësipërm, në lagjen nr.16 janë kapur në flagrancë në mjetin tip ‘Benz’ ku gjatë kontrollit iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale • dy armë zjarri automatik model 56, kalibër 7.62 mm • një pistoletë tip "Blou” Mini;• 2 krehra, 25 fishekë;• një përdorues grushti.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale "Trafikimi i armëve dhe municioneve" në bashkëpunim parashikuar në nenin 278/a/2 të Kodit Penal.

Publiée par Policia e Shtetit sur Mardi 13 novembre 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY