DOKUMENTI/ Kërcënoi oficerin Nuhu, Prokuroria mbyll hetimet ndaj Ramës

DOKUMENTI/ Kërcënoi oficerin Nuhu, Prokuroria mbyll hetimet ndaj Ramës

157
0
Shares

Pas kallëzimit që bënë krerët e grupeve parlamentare të PD-së Edmond Spaho dhe ai i LSI-së Petrit Vasili për kryeministrin Edi Rama, lidhur me deklaratat e këtij të fundit ndaj oficerit Emiljano Nuhu, vjen përgjigja nga prokuroria.

Kjo e fundit ka mbyllur çështjen ndaj Ramës lidhur me pretendimet e opozitës se Rama kërcënoi Nuhun, i cili denoncoi publikisht djalin e deputeti te PS Rrahman Rraja. Lajmi është bërë i ditur nga Vasili përmes një postimi në ‘Facebook’, duke e shoqëruar edhe me vendimin e prokurorisë pranë gjykatës së Shkallës së Parë.

Vasili e ka cilësuar këtë fakt një turp, ndërsa sulmoi prokurorinë se ky institucion është blerë nga Rama.

“Tjeter turp, Prokuroria e blere i mbyll ceshtjen Edi Rames per kercenimin ndaj E.Nuhut.
Prokuroria e turpit i mbyll hetimin Edi Rames per kanosjen dhe kercenimin e eger publik ndaj oficerit Emiljano Nuhu.

 Prokuroria ka iluzionin e genjeshtert se nuk do te jape llogari deri ne nje, kolektivisht dhe ne menyre individuale, per kete standart te poshter te saj, qe nga njera ane i mbyll cdo veper penale kryeministrit dhe nga ana tjeter fut ne burg qytetaret se protestojne per prishjen e padrejte shtepive nga qeveria.
Ja dokumenti qe provon se prokuroria eshte blere nga kryeministri koke e kembe dhe eshte kthyer ne nje pece kembesh e kryeministrit”, shkruan Vasili.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY