Rama nuk vonon: Ja shkresa ime për 14 pyetjet e Metës

Rama nuk vonon: Ja shkresa ime për 14 pyetjet e Metës

160
0
Shares

Presidenti Ilir Meta bëri publike 14 pyetjet që i drejtonte Ministrisë së Mbrojtjes, nga e cila kërkonte përgjigje lidhur me kohën kur Sandër Lleshi punonte në këtë institucion.

Në letrën e tij për ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka, Kreu i Shtetit thotë se duke qenë se ministri si funksion kushtetues është autoritet civil, emërimi Sandër Lleshajt në detyrën e ministrit të Brendshëm, paraqet një problematikë themelore kushtetuese.

Kjo sepse ushtarakët e shërbimit aktiv nuk mund të zgjidhen ose të emërohen në detyra të tjera shtetërore dhe as të marrin pjesë në parti ose në veprimtari politike, ndërkohë që një ushtarak i shërbimit aktiv nuk mund të kandidojë e as të zgjidhet ministër apo deputet pa hequr dorë më parë nga detyra”, thuhej në letrën e Presidentit.

Por menjeherë nuk ka vonuar të japë përgjigje dhe kryeministri Edi  Rama, i cili ka postuar në  Twitter, shkresën e tij për 14 pyetjet e Metës.

Duke qenë se Presidenti ka publikuar shkresën me pyetjen e tij të ndarë në plot 14 pyetje, ja edhe shkresa ime lidhur me pyetjen e Tij. Kjo ka bashkëlidhur një kërkesë të gjeneral Sandër Lleshit për Presidentin, e cila shteron fare këtë vorbull të panevojshme. lexim të mbarë”, shkruan Rama në rrjetin social.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY