Publikohet video e masakrës në Bllok, momenti kur të plagosurit dalin të...

Publikohet video e masakrës në Bllok, momenti kur të plagosurit dalin të gjakosur

596
0
Shares

Mbrëmjen e sotme në Repolitix në Report Tv me gazetarin Denis Minga, është publikuar videoja e përplasjes me armë në ish-Bllok.

Video ekskluzive është siguruar nga Report Tv, ku shihet përplasja me armë në ish-Bllok, ku mbeti i vrarë Fabjol Gaxha si dhe u plagos Ervis Martinaj dhe Eljon Hato.

Ka qenë ora 21:27 minuta e datës 4 tetor 2018, kur Ervis Martinaj, Eljon Hato, Redi Popescu dhe një i ri tjetër, i paidentifikuar hyjnë së bashku brenda lokalit Monopol në ish-Bllok. Pas tyre afrohen edhe dy shokë të tjerë të Ervis Martinajt, përfshirë Fabjol Gaxhën, i cili mbeti i vrarë nga kjo përplasje me armë.

Në videon e siguruar nga Report Tv dallohet që fillimisht sherri nis me grushte në orën 21:28 minuta e 30 sekonda.
Në këtë moment shihen teksa dalin me vrap dhe të frikësuar personat që ishin brenda lokalit Monopol.

Në orën 21:29 minuta dhe 20 sekonda dallohet teksa grupi i Ervin Matës konfliktohet me grushta më grupin e Ervis Martinaj. Report Tv ka arritur të mësojë se në këtë moment me grushta zihen Ervis Martinaj me Ervin Matën, Fabjol Gaxhën si dhe Eljon Hato me komandon Mervjol Bilo. Në këto pamje që shohim është Mervjol Bilo dhe Eljon Hato të cilët po qëllojnë njëri-tjetrin.  Të shtënat e para janë dëgjuar në orën 21:29 minuta e 30 sekonda, ku nga video shihet që komandoja Mervjol Bilo qëllon Eljon Haton.

Burime të Report Tv bëjnë me dije se më pas brenda lokalit Monopol ka ndodhur një Far Uest, ku i vrarë ka mbetur Fabjol Gaxha dhe i plagosur Eljon Hato dhe Ervis Martinaj. Disa sekonda pasi janë dëgjuar të shtënat, shihet se nga lokali Monopol dalin Mervjol Bilo, Ervin Mata, i dashuri i Elvana Gjatës, Geldo Hoti dhe një person i cili nuk dallohet qartësisht.

Ervis Martinaj i gjakosur

Më pas, nga lokali del Redi Popesku dhe Ervis Martinaj, i cili është plagosur në qafë dhe dorën e ka të gjakosur. Në 2 minuta e 30 sekondave ka ndodhur e gjithë përplasja me armë në ish-bllok. I gjithë momenti i vrasjes është filmuar vetëm nga kjo kamerë, pamjet e së cilës Report Tv arriti t’i sigurojë ekskluzivisht.

Pas të shtënave shihet që Eljon Hato është i plagosur rëndë dhe kërkon ndihmë. Një shok i tij është afruar dhe e ka marrë në krah për ta çuar në spital. Hato mban një telefon në dorë dhe dallohet që nuk është në gjendje të ecë.Kjo video tregon se përplasja me armë në ish-bllok nuk ka ndodhur pas një takimi të Ervis Martinaj dhe Ervin Matës, por grupi i Ervis Martinajt ka hyrë brenda lokalit dhe menjëherë ka nisur sherri.

Burimi: Report tv

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY