Një 41-vjecar nga Italia është vënë në prangat e policisë në Rinas, pasi është dënuar me burg në Francë me akuzën e mashtrimit.
Në pranga ka përfunduar i shpalluri në kërkim ndërkombëtar Alessandro Giorgi, 41 vjeç, banues në Itali.
Arrestimi i tij u krye me qëllim ekstradimi drejt Francës.
Policia bën me dije se ky shtetas është person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Parisi/Francë, pasi Gjykata De Dresse në Francë ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Mashtrimi” parashikuar nga nenet 313/1, 313-1 Al.2, 313-7, 323-8 të Kodit Penal Francez.
Ky shtetas po udhëtonte nga aeroporti i Romës në drejtim të aeroportit të Rinasit, ku dhe u bë arrestimi provizor i tij.
Veprimet e mëtejshme për këtë shtetas do të kryhen nga zyra e Interpolit në Tiranë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/