Këngëtarja e njohur shqiptare flet për herë të parë për shtatzëninë: “Zoti...

Këngëtarja e njohur shqiptare flet për herë të parë për shtatzëninë: “Zoti më bekoi…”

212
0
Shares

Ajo është një këngëtare shumë e njohur e muzikës popullore që ka bërë për vete publikun me zërin e saj. Por ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim zakonisht teksa flet për muzikën, Maya Aliçkaj tregoi sot për herë të parë publikisht për shtatzëninë e saj.

Këngëtarja është duke përjetuar pritjen e ëmbël të fëmijës së saj të parë. Ajo është tashmë në muajin e 8-të të shtatzënisë dhe ka arritur ta mbajë sekret këtë për shumë kohë ndonëse ka qenë pjesë e skenave në aktivitete të ndryshme. E ftuar sot në emisionin “Rudina” në Tv Klan, Maya zbuloi arsyet se përse ka mbajtur gjatë të fshehtë shtatzëninë.

“Gjatë gjithë verës është komentuar shtatzënia ime dhe shumë më kanë shkruar edhe mesazhe. Dikush madje më ka kritikuar për fustanet që kam veshur në “Maratonë” dhe kanë patur vërejtje për mënyrën se si isha veshur. Por unë me atë timen isha në rregull sepse nuk doja të bija në sy dhe nuk më duket shumë estetike sipas mendimit tim.

Dhe tjetra ishte se kam qenë shumë supersticioze unë për këtë punë sepse nuk ka qenë pa sakrificë për të arritur deri këtu dhe doja të mos bija shumë në sy sepse doja të isha e sigurt”, tha Maya.

“Unë nuk kam patur preferencë për gjininë. Jam shumë e kënaqur që është djalë, ashtu siç do isha e kënaqur nëse do të ishte vajzë. S’kam patur fare preferencë për gjininë, doja që Zoti të më bekonte me një fëmijë të shëndetshëm dhe kaq. Në muajin e katërt doktori im më thotë që mund të ishte vajzë dhe unë i tregova Benit dhe ai më tha: Është herët për ta kuptuar.

Image

Aty kuptova unë që Beni donte djalë. Unë se kisha atë hall, doja vetëm të ishte i shëndetshëm. Kur shkoj në Vlorë më thotë mjeku që të bëjmë një eko dhe aty pamë që ishte djalë. Ai ishte momenti kur m’u kthye mendimi edhe një herë nga vajzë në djalë. I them Benit shiko se është djalë dhe ai ma kthen: E dija unë. Kujdes zemër ku ecën”, tregoi Maya.

Këngëtarja po ashtu rrëfeu se nuk ishte hera e parë që kishte mbetur shtatzënë, por pa sukses. Kjo gjë tregon ajo e ka bërë atë edhe më supersticioze dhe të sigurohej përpara se ta pranonte publikisht shtatzëninë.

“Kam qenë e interesuar për të lindur fëmijë. Kam marrë edhe herë të tjera lajmin se jam shtatzënë, por nuk ishte me sukses të vazhdonte. Për mua ishte bërë goxha problem për shkak edhe të koncerteve që rezervojmë një vit përpara. Mjeku edhe përpara se të mbesha shtatzënë më shkruante për vitaminat që duhej të merrja, por dikur unë u lodha.

I bëra përpjekjet e mia, por Zoti ndoshta e kishte shkruar ndryshe, por ai këmbëngulte. Dhe kështu ishte kjo herë. Unë u gëzova kur mora lajmin natyrisht, por me frikë nëse do vazhdojë apo s’do vazhdojë dhe shyqyr erdhi në këtë ditë. Këtë herë prisja të kalonin muajt që të isha e sigurt. U bëra supersticioze dhe me frikëra dhe nuk kam folur. Deri tani shtatzënia nuk më duket e bukur hiç. Unë jam fryrë, nuk ha dot se kam siklet, nuk fle dot rehat”, shtoi këngëtarja./tvklan

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY