Meta i kthen përgjigje Ramës: Koha e drejtimit me Sekretar të Parë...

Meta i kthen përgjigje Ramës: Koha e drejtimit me Sekretar të Parë ka përfunduar…

348
0
Shares

Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur deklaratave të Edi Ramës gjatë takimi të grupit me PS, se vendimi i tij për të mos dekretuar Sandër Lleshin është antikushtetues.

Pas takimit të djeshëm Rama-Meta, Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, z.Tedi Blushi, i pyetur nga mediat është shprehur se informacioni lidhur me takimin ka qenë ezaurues.

Në vijim të njoftimit, thuhet se Presidenti i Republikës bën të qartë se nuk do të lejojë asnjë përpjekje sfiduese ndaj autoritetit te institucionit qe përfaqëson si Kryetar i Shtetit.

Presidenti Meta ka bindjen e plotë se koha e drejtimit të shtetit shqiptar me Sekretar të Parë ka përfunduar njëherë e përgjithmonë, thuhet në njoftim.

Reagimi i plotë i zëdhënësit të Presidentit, Tedi Blushi:

Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi, i pyetur nga mediat, lidhur me takimin e djeshëm ‘Rama-Meta’,  thekson se:

‘Informacioni i dhënë nga Kryeministria lidhur me takimin ka qenë ezaurues.

Presidenti Meta konfirmon përkushtimin e tij maksimal në respekt të Kushtetutës, për të bashkëpunuar me të gjitha institucionet në vend, në interes të stabilitetit, forcimit të institucioneve dhe rritjes të kulturës së bashkëpunimit ndërinstitucional me transparencë dhe konstruktivitet.

Por njëkohësisht, Presidenti i Republikës bën të qartë se nuk do të lejojë asnjë përpjekje sfiduese ndaj autoritetit te institucionit qe përfaqëson si Kryetar i Shtetit, Komandant i Përgjithshëm i Forcave te Armatosura dhe Kryetar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Presidenti i Republikës ka shprehur gjithmonë gatishmërinë e tij t’i japë shpjegime në mënyrë transparente dhe të përgjegjshme Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për të gjitha çështjet që Kuvendi do të shprehë  interes.

Presidenti Meta ka bindjen e plotë se koha e drejtimit të shtetit shqiptar me Sekretar të Parë ka përfunduar njëherë e përgjithmonë’.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY