EMRI/Me dokumenta të falsifikuara, pranga fierakut në Kakavijë

EMRI/Me dokumenta të falsifikuara, pranga fierakut në Kakavijë

327
0
Shares

Një 25-vjeçar nga Fieri është kapur me dokumenta false në pikën kufitare të Kakavijës.

Policia bën me dije se Vasil Selçiotis ka marrë të dhënat e një personi tjetër duke i vënë foton e tij.

Informacion nga policia 

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: – Vasil Selçiotis, 25 vjeç, banues në Fier. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi është paraqitur në Hyrje të Republikës së Shqipërisë në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavije me një dokument udhëtimi (kartë identiteti) të dyshuar të falsifikuar. Pas verifikimeve që u kryen nga shërbimet e policisë ky dokument ka rezultuar i falsifikuar me të dhëna dhe gjeneralitete të një personi tjetër dhe fotografinë e shtetasit Vasil Selçiotis.

 Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme, për veprën penale të ”Falsifikimit të dokumentave” neni 186 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY