Ka një hendek të thellë midis perceptimit publik mbi të ardhurat financiare të deputetëve dhe vetë mendimit të deputetëve.
Shumica e deputetëve mendojnë se kanë trajtim financiar shumë më të vogël sesa praktika e vendeve të tjera dhe në raport me punën që bëjnë, kurse shumica absolute e qytetarëve të anketuar mendojnë se deputetët kanë përfitime më të larta financiare sesa kontributi që ata japin dhe puna që bëjnë.
Megjithatë, pakkush nga qytetarët e di sesi funksionin sistemi i pagesës për deputetët: faktikisht pagesa llogaritet mbi disa kategori, – pjesëmarrja në komisione, pjesëmarrja në seanca, përfitimi i bonusit për udhëtimin dhe strehimin, trajtimi telefonik, ditet, etj, për rrjedhojë nuk ka një pagesë fikse për deputetët.
Lista e pagesave të deputetëve mbi të dhënat e ISP,tregon se deputetët “më të rëndësishëm” që kanë poste të larta politike dhe parlamentare dhe që mbajnë peshën e aktivitetit parlamentar, në fakt përfitojnë pagesa më të vogla financiare sesa një numër deputetësh anonimë, të cilët figurojnë në listën e deputetëve me nivel më minimal angazhimi parlamentar.
Në tabelën e mëposhtme ne kemi listuar vetëm 16 deputetët më shumë të paguar dhe 16 deputetët më pak të paguar në parlament gjatë sesionit të deritanishëm, për periudhën janar – shtator 2018.
Sic shihet në tabelën e ISP, por siç rezulton edhe nga të dhënat për të gjithë deputetët, drejtuesit e parlamentit dhe të partive kryesore politike kanë përfitime financiare shumë më të pakta sesa 50% e deputetëve të Kuvendit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/