PD: Thellohet skandali, ministrja emëron në krye të agjencisë së barnave përgjegjësen...

PD: Thellohet skandali, ministrja emëron në krye të agjencisë së barnave përgjegjësen e ilaçeve të skaduara

255
0
Shares

Partia Demokratike ka nxjerrë të tjera prova lidhur me skandalin e ilaçeve të skaduara. Nëpërmjet deputetit Bardh Spahia, skandali nga Ogerta Manastirliu po vazhdon të thellohet më shumë.

Sipas tij, së fundmi, në krye të agjencisë kombëtare  të barnave është emëruar personi që në fakt është përgjegjës për ilaçet e skaduara në QSUT.

Deputeti thotë se Drejtoreshën e Farmacisë së QSUT-së, Narvina Sinani, person direkt përgjegjës për skadimin e ilaçeve, e ka emëruar Drejtoreshë të Agjencisë së Barnave, e cila përgjigjet për sigurinë e ilaçeve në të gjithë vendin.

Deklarata e plotë

Ogerta Manastirliu thellon skandalin e ilaçeve të skaduara. Emëron në krye të agjencisë kombëtare të barnave personin përgjegjës për ilaçet e skaduara në QSUT.

· Ilaçet në Shqipëri janë të pasigurta. Çdo shqiptar mund të dëshmojnë se ilaçet nuk bëjnë efekt dhe shumë prej tyre i blejnë ato në vende të BE apo SHBA.

· Ilaçet e skaduara, ilaçet e pasigurta apo të fallsifikuara kanë hyrë në Shqipëri me vendim qeverie për të pasuruar një grusht klientësh të Mafias së Ilaçeve.

Skandali i 93% të ilaçeve të skaduara në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza, është vetëm maja e ajsbergut e kalbëzimit nga korrupsioni i sistemit shëndetësor në vend.

E vërteta është se QSUT-ja është kthyer në një kosh plehrash për disa kompani të lidhura me qeverinë, që zbrazin depot e tyre nga ilaçet në prag skadence, duke ia dhuruar gjoja Spitalit, për të kursyer qindra milionë lekë për asgjesimin e tyre.

Këtë process të kushtueshëm e ka marrë përsipër Ogerta Manastirliu, Ministrja që hesht dhe nuk tregon se kush ka përfituar nga depozitimi i ilaçeve të skaduara në QSUT dhe sa prej këtyre ilaçeve janë përdorur për pacientët. Ogerta Manastirliu e ka thelluar edhe më tej skandalin.

Drejtoreshën e Farmacisë së QSUT-së, Narvina Sinani, person direkt përgjegjës për skadimin e ilaçeve, e ka emëruar Drejtoreshë të Agjencisë së Barnave, e cila përgjigjet për sigurinë e ilaçeve në të gjithë vendin. Çfarë sigurie mund të kenë ilaçet kur tek e njëjta Agjenci, personi përgjegjës për kontrollin e farmacive është emëruar një stomatologe, e paliçensuar për të kryer detyrën e garantimit të popullatës për sigurinë e barnave?!

Sot çdo shqiptar dëshmon se shumica e ilaçeve nuk kanë asnjë efekt dhe se ata i blejnë sa të munden në vendet e sigurta të Bashkimit Europian apo në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Korrupsioni dhe klientelzimi janë shndërruar në faktorët kryesorë që rrezikojnë jetën e qytetarëve nga ilaçet e skaduara, ilaçet e pasigurta apo atyre të fallsifikuara që kanë hyrë në Shqipëri me vendim qeverie për të pasuruar një grusht klientësh të Mafias së Ilaçeve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY