U emërua zv.ministër i Arsimit pas denoncimeve, Muka tregon pse e pranoi...

U emërua zv.ministër i Arsimit pas denoncimeve, Muka tregon pse e pranoi postin

162
0
Shares

Taulant Muka është zëvëndës ministri i ri i Arsimit, pas largimit të Ervin Demos. Ajo çka nuk pritej ishte ardhja e tij në vend të Demos, ku Muka ishte shkaku pse ai dha dorëheqjen nga posti.

Muka zbuloi plagjiaturën e Ervin Demos, gjë e cila bëri bujë në vend dhe pasoi me vendimin e Demos për të lënë karrigen dhe qetësuar situatën.

Askush deri më tani nuk e dinte se pse Taulant Muka zuri vendin e zv.ministrit, në një moment kur ai ishte më kritiku përsa i përket arsimit. Të paktën deri më tani, nuk kishim asnjë reagim të tij lidhur me këtë vendim, ndërsa opinioni publik e priti me habi këtë lajm të ardhjes së tij, ku shumë prej tyre e cilësuan si plan për t’i zënë vendin Demos.

Megjithatë, së fundmi Muka ka vendosur të flasë dhe i ka thënë dy fjalë. Në një intervistë për Report tv, ai jep arsyen se  pse pranoi që të marrë postin e zv.ministrit të Arsimit.

“ E njoh realitetin shqiptar dhe nuk jam i lumtur që shoqëria më njeh për rastin e paraqitur. Unë jam shkencëtar, isha në Kopenhagën me një rrogë shumë të mirë, merrja 9.000 euro në muaj, dhe do të zhvillohesha profesionalisht në Zvicër.

Unë karrierën time e kam krijuar përpara së të merrja postin zëvendës Ministër i Arsimit dhe Sportit. Qëllimi im, duke marrë shtysë edhe nga profesioni im si shkencëtar, është të zhvillohet shkenca, pasi sikurse dihet zhvillimi ekonomik është i lidhur ngushtë me shkencën”, u shpreh Muka.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY