Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Historia e pabesueshme: Kur droga konsumohej normalisht si ushqimi

30/10/2018
Historia e pabesueshme: Kur droga konsumohej normalisht si ushqimi
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nga Julie Peakman

Askush nuk e di me saktësi se si u zbulua opiumi. Dëshmi të hershme të konsumit të tij, janë gjetur në një varrezë neolitike pranë qytetit të Barcelonës në Spanjë, ku duket se është përdorur për efektet e tij narkotike dhe analgjezike. Grekët e lashtë, të cilët e cilësonin opiumin si të shenjtë, mendonin se atë e kishte zbuluar hyjnesha Demetra, së bashku me perëndeshën Popi në Gazi të Kretës.

Lusi Inglis, na tregon se sa e përhapur ishte përdorimi i tij në të gjitha format, nga fara e lulekuqes deri te morfina dhe heroina. Libri i saj i fundit, na informon edhe mbi emigracionin, sëmundjet, tregtinë, misionarët, racizmin, luftërat e Opiumit, Manifestin Gin, varësinë dhe subjektet e shumëllojshme që kontribuojnë në historinë e tij.

Përdorime të reja mjekësore të opiumit janë zbuluar nga dijetarë të ndryshëm arabë të cilët kontribuan në zhvillimet në anestezi, analgjezi, farmakologji dhe kirurgji. Në Bagdad, opiumi përdorej në formën e pilulave dhe si një vaj për trajtimin e sëmundjeve, duke përfshirë lebrën.

Mjeku i Basrës Al-Kindi, hartoi një listë të çmuar të sasisë së saktë të opiumit mjekësor që duhej marrë nga njeriu, ndërsa Al-Razi më i njohur se i pari, ishte ndoshta mjeku i parë në botë që e përdorte opiumin si një anastezik të përgjithshëm.

Në Epokën e Zbulimeve, murtaja kishte vrarë miliona njerëz në Evropë, dhe opiumi u rifut në përdorim si një metodë për të mbrojtur dhe trajtuar pacientët e pasur. Përdorimi rekreativ i kësaj droge, u kopjua me entuziazëm nga qytetarët e Perandorisë Persiane gjatë periudhës së vonë të mesjetës.

Sundimtarët e Perandorisë Mugal, nisën të kishin zakon përdorimin e opiumit, duke e ngrënë atë; Perandori Jahangir ishte kaq shumë i dhënë pas drogës dhe verës, sa që ishte tërësisht i paaftë të sundonte. Rolin e tij duhej ta kryente e shoqja. Në Turqi përdorimi i tij ishte kaq i përhapur, sa që thuhej:”Nuk ka asnjë turk që nuk do ta blejë opiumin me qindarkën e tij të fundit që ka në xhep”.

Në vitin 1676, mjeku Tomas Sjadenham bëri ndoshta zbulimin më me ndikim në shoqëri duke botuar recetën e tij për laudanumin, duke ndarë zbulimin e tij në mbarë botën. Siç thekson Inglis, “opiumi, përmes manualeve të vjetra, dyqaneve farmaceutike, dhe gjithnjë e më shumë përmes pluhurit të laudanumit, gjeti vend në pothuajse çdo shtëpi”.

Ai ishte aq i pëlqyeshëm, saqë përdorej për kurimin e shumë sëmundjeve deri pas Luftës së Dytë Botërore. Efektet anësore të laudanumit u sqaruan gjerë e gjatë nga kirurgu Xhorxh Jang, i cili shkroi në vitin 1753:”Të gjithë e dinë se një dozë e madhe e laudanumit të vret, ndaj duhen paralajmëruar të gjithë përdoruesit e saj. Ka pak njerëz që e konsiderojnë atë një helm të ngadaltë, megjithëse me siguri ai është i tillë”.

Cilësitë e saj të varësisë u vërejtën veçanërisht tek gratë, të cilat, sipas mjekut francez J.Hektor St John de Krevëkyr, po “marrin çdo mëngjes nga një dozë opiumit, dhe kjo praktikë është rrënjosur kaq thellë, sa që ngjan si pa kuptim të jetohet pa të”.
Një epidemi e heroinës goditi Çikagon në fund të viteve 1940, duke prekur kryesisht komunitetet e varfra të zezakëve. Shkrimtarët Alen Ginsberg, Zhak Keruak dhe të tjerë të Gjeneratës së Ritmit eksperimentuan me të. Anektoda më famëkeqe i takon shkrimtarit Uilliam S.Burrou që i droguar qëlloi aksidentalisht për vdekje bashkëshorten e tij, gjatë një inskenimi të dramës “Vihlem Tel”. Ai u bë i varur nga droga, por romanet “Droga” (1953) dhe ”Dreka e zhveshur” (1959) u bënë klasike të letërisë amerikane.  Burimi: History Today
Në shqip nga bota.al

Tags: drogaopium

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.