Vasili: Standardi Angela Merkel dhe standardi banal Edi Rama

Vasili: Standardi Angela Merkel dhe standardi banal Edi Rama

118
0
Shares

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, e ka cilësuar “turp të pamerituar që vuajnë shqiptarët”, standardin e Edi Ramës, që sipas tij “prodhon hajdutëri zgjedhjesh,varfëri ekstreme ekonomike,arrogance dhe vulgaritet në komunikimin njerëzor”.

Vasili ka marrë shkas nga dorëheqja e paralajmëruar e kancelares gjermane Angel Merkel, edhe si kreu i CDU-së në Gjermani, dhe ka bërë një paralelizëm me kryeministrin dhe kreun e PS-së në Shqipëri, Edi Rama.

Sipas Vasilit, “Standardi Merkel është në kontrast të frikshëm me standardin banal të zvarritjes kriminale të Edi Rames, është saktësisht standardi i Shqiponjës përballe standardit të neveritshëm të zvarranikut”.

Deklarata e plotë e Petrit Vasilit

Angela Merkel gruaja politike me e fuqishme e globit sot vendosi nje standart shume te larte politik, kur deklaroi se do largohej nga kryetare e CDU dhe nuk do te rikandidonte si Kancelare.

Rezultatet elektorale lokale te zgjedhjeve te ndershme gjermane ja imponuan kete.

Kancelare per 13 vjet e Gjermanise lokomotives se Europes dhe misheruese e nje modeli komunikimi njerezor te pakrahasueshem megjithate Merkel do te largohet.

Mizerabel standarti Edi Rama,qe prodhon hajduteri zgjedhjesh,varferi ekstreme ekonomike,arrogance dhe vulgaritet ne komunikimin njerezor eshte turpi i pamerituar qe po vuajne shqiptaret.

Standarti Merkel eshte ne kontrast te frikshem me standartin banal te zvarritjes kriminale te Edi Rames, eshte saktesisht standarti i Shqiponjes perballe standartit te neveritshem te zvarranikut.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY