Po largohet Merkel? Kancelarja merr një vendim të rëndësishëm

Po largohet Merkel? Kancelarja merr një vendim të rëndësishëm

150
0
Shares

Një vendim i papritur nga Angela Merkel. Ajo po përgatitet të japë dorëheqjen si udhëheqëse e partisë Bashkimi Kristian Demokratik (CDU) – por ndërkohë do të ruajë rolin e saj si kancelarja gjermane, sipas burimeve të partisë.

Merkel, e cila ka qenë kryetare e CDU që nga viti 2000, nuk do të kërkojë rizgjedhje në konferencën e partisë në fillim të dhjetorit, tha një burim i lartë i CDU për Reuters.

64-vjeçarja mësohet se u ka thënë zyrtarëve të lartë të partisë se vendimi ka ardhur pas humbjeve të CDU-së në zgjedhjet e Hessenit, ku partia konservatore megjithëse doli forca kryesore pësoi humbje të ndjeshme dyshifrore.

Agjencia gjermane e lajmeve DPA, duke cituar burime, ka shkruar në Twitter se Merkel dëshironte të mbetet kancelarja.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY