BSH: Monedha europiane pëson uljen më të madhe nga qershori

161
0
Shares

Euro ka rënë ndjeshëm gjatë ditëve të fundit me rreth 1 pikë përqindje. Sipas kursit të BSH aktualisht 1 euro po shkëmbehet me 124.56 lekë, duke arritur një prej niveleve më të ulëta që prej muajit qershor të këtij viti.

Shkak mendohet se është qarkullimi i lartë i euros në treg, ndërsa kërkesa për të është e dobët. Por gjithashtu mendohet se efekt psikologjik në zhvlerësimin e euros ka dhënë edhe emetimi i eurobondit, prej 500 mln eurosh nga qeveria shqiptare.

Një tjetër arsye mendohet se është edhe zgjatja e sezonit turistik, duke sjellë rritje të mëtejshme të monedhës në vend.

Ndërkohë BSH vijon ndërhyrjen e kursit të stabilizimit duke blerë euro. Por mungesa e një plani të detajuar sipas ekspertëve sa i përket monedhës së huaj në treg do të sjellë të tjera luhatshmëri të kursit të këmbimit.

Në tre muajit e fundit monedha europiane ka qendruar në nivelin e 125 lekëve. Sipas të dhënave të BSH leku i mbiçmua mesatarisht me 2.3% kundrejt euros në vitin 2017. Por ky mbiçmim u përshpejtua   rreth nivelit 6.4% vetëm në 6 mujorin e parë të 2018.

Zhvlerësimi i euros është mjaft i konsiderueshëm nëse e krahasojmë me janarin e këtij viti, kur 1 euro këmbehej me 134 lekë, duke pësuar një zhvlerësim me të paktën 10 pikë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY