Prej mëse 7 orësh në zyrë, Fatmir Xhafaj nuk del nga Ministria...

Prej mëse 7 orësh në zyrë, Fatmir Xhafaj nuk del nga Ministria e Brendshme

144
0
Shares

Qytetarët shqiptarë u zgjuan me një lajm të bujshëm: ministri aq i sulmuar nga opozita dha dorëheqjen.

Në një reagim pasditen e sotme, Fatmir Xhafaj në Twitter shkroi se nuk është ndikuar nga askush për dorëheqjen e tij.

“I siguroj të gjithë se dorëheqja ime është tërësisht me vullnetin tim të lirë dhe e bazuar në principe dhe vlera njerëzore e institucionale. Ajo është tërësisht respekt për veten, e për këto standarde të shenjta për mua”, shkroi ai.

Por ndërkohë mësohet se Xhafaj ka hyrë në zyrën e tij që prej orës 11:57 minuta të mesditës dhe që prej atëherë nuk ka dalë, nga ku ka bërë edhe postimin e fundit në Twitter.

Jashtë godinës një numër i madh gazetarësh qëndrojnë prej orësh të tëra për të marrë një deklaratë nga ministri./tch

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY