Berisha, Paloka dhe Salianji gozhdojnë Ramën pas largimit të Xhafës

Berisha, Paloka dhe Salianji gozhdojnë Ramën pas largimit të Xhafës

130
0
Shares

Ish kryeministri Berisha dhe drejtues të tjerë të PD-së kanë reaguar pas dorëheqjes së Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Në një postim në facebook Berisha shkruan se Rama shiti Xhafen per te shpetuar Gjushin dhe lekuren e tij!

Ndërsa nënkryetari i PD-së, Edi paloka shkruan se “Largimi i Xhafajt është arritje e përpjekjeve të pandërprera të PD”.

Ndërsa deputeti Ervin Salianji shkruan se Xhafaj ishte i përdoruri i radhës dhe i hedhuri i fundit i Ramës.

Komenti i Berishës:

Edvini, kreu i meduzes, mafies shteterore me te rrezikshme te Europes, shiti Xhafen per te shpetuar Gjushin dhe lekuren e tij!

Te dashur miq, pas nje beteje te furishme, opozita shqiptare ia doli ti jape nje goditje te merituar familjes mafioze Xhafaj, Agron/Geroni ne burg dhe aty e ka vendin Fatzi Xhafa, njeru qe futi ne polici te gjitha metodat e punes te mafies se policise sekrete hoxhiste per te mbrojtur lekuren dhe karrigen e tij.

Ne nje aspekt opozita ia doli. Por shtylla kryesore e botes se mafies, krimit te organizuar, korrupsionit, kreu i meduzes ne Shqiperi eshte Edvin Kristaq Rama, i cili ne nje moment kritik per veten e tij sakrifikoi Xhafen per Gjushin dhe vendosi ne krye te ministrise nje vasal te tij.

Kakistokracia e Shqiperise eshte ne agoni. Asgje, asnje vasal as dhe paterice nuk shpeton Noriegen nga verdikti i afert i revoltes popullore. sb

Komenti i Palokës:

Largimi i Fatmir Xhafajt ishte hap i domosdoshëm për luftën kundër krimit. Largimi i tij është arritje e rëndësishme e përpjekjeve të pandërprera të Partisë Demokratike për pastrimin e politikës nga politikanët me lidhje me krimin. Tani është rradha që Saimir Tahiri të japë llogari para drejtësisë për kthimin e Shqipërisë në një plantacion droge. Tani duhet që të merren menjëherë të pandehur Taulant Balla dhe Vangjush Dako. Bashkëqeverisja e Ramës me krimin duhet te marrë fundin e merituar.

Komenti i Salianjit:

Xhafaj ishte i përdoruri i radhës dhe i hedhuri i fundit i Ramës!

Rama i përdor për të mbështetur krimin dhe bandat, për të blerë dhe intimiduar votuesit, i përdor deri ne fund për të prodhuar para dhe pushtet politik dhe pastaj zgjedh shërbëtorë edhe më të përulur!

Pas skandalit XhafajGate të denoncuar nga PD, Rama u përpoq të mbulonte çdo përfshirje të pushtetit në krim, duke u përfshirë edhe më shumë në krim, ndërsa Ministria e Brendshme dhe prokuroria me urdhër të Ramës manipulonte dosjen e hetimit për të shpetuar pushtetin e Ramës dhe për të burgosur gazetarin.

Të vërtetën nuk e mbulojnë as paratë, as pushteti dhe as forca e krimit.
Sot Është edhe më e qartë që Shqipëria vuan pasojat e një sistemi të ngritur nga Rama dhe të përdorur prej Ramës.

Shqiperia sot është e ndarë në parcela për banditët, burimet natyrore, pasuritë, kapitali njerezor, administrata publike janë të gjitha në shërbim të bandave dhe banditëve që janë krijuar dhe i shërbejnë Ramēs.

Beteja e opozitës me krimin, në 5 vite ka rrëzuar shumë ministra, deputetë dhe kryebashkiakë, ka burgosur shumë banditë por sistemi i Ramës prodhon dhe do prodhojë shërbëtorë të tjerë të krimit dhe bandave.

Beteja me krimin është beteja me vetë Ramën!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY