I vë zjarrin shtëpisë dhe mbyll nënën brenda, arrestohet 45-vjeçari nga Fieri

I vë zjarrin shtëpisë dhe mbyll nënën brenda, arrestohet 45-vjeçari nga Fieri

95
0
Shares

Policia ka arrestuar autorin e dyshuar të vënies së zjarrit në banesë në lagjen “8 Shkurti” Fier.

Në datën 26.10.2018, rreth orës 01:12, në lagjen “8 shkurti” Fier ka rënë zjarr në banesën e shtetases F.D, 69 vjeçe.

Shërbimet e policisë dhe zjarrfiksja bënë të mundur nxjerjen e familjarëve jashtë banesës dhe shuarjen e zjarrit.

Nga hetimet paraprake rezulton se zjarrin e ka vënë shtetasi A.D, 45 vjeç, djali i shtetases F.D, i cili pasi ka vënë zjarrin ka mbyllur derën e jashtme dhe po largohej nga banesa, por u konstatua dhe u kap nga shërbimet e policisë. Dyshohet se shtetasi A.D vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Familjarët e tjerë që ndodheshin në shtëpi, shtetasja F.D dhe vajzat e saj D.D, 38 vjeçe dhe B.D, 24 vjeçe,(të cilat nuk kanë pësuar dëmtime por vetëm shënja asfiksie) u dërguan në Spitalin Rajonal Fier dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY