Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Tërmeti 6.8 ballë, alarm për cunam në Itali dhe Greqi, lëkundjet ndjehen edhe në Tiranë

26/10/2018
Tërmeti 6.8 ballë, alarm për cunam në Itali dhe Greqi, lëkundjet ndjehen edhe në Tiranë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Disa tërmete janë regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në detin Jon. Tërmeti më i fuqishëm ishte me magnitudë 6.8 ballë, i cili u pasua nga disa  tërmete të tjera.

Epiqendra ishte rreth 36 kilometra larg ishullit grek Zakinthos, por lëkundjet janë ndjerë edhe në Shqipëri, Itali dhe Maltë.

Tërmetet në detin Jon me magnituda që varionin nga 3.7-5.6 janë regjistruar brenda një intervali të shkurtër kohor.

Ndërkohë në shtetin helen, agjencia zyrtare e lajmeve ANA-MPA njofton se magnituda ishte 6,9 grade te shkalles Rihter, dhe në ishullin e Zakinthos u ndërpre për disa minuta furnizimi me energji elektrike.

Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë në Greqi lëshoi alarmin për cunam, duke paralajmëruar qytetarët të qëndrojnë larg nga brigjet dhe plazhet.

Tërmeti me magnitudë 6.8 i pasur nga disa lëkundje të tjera ka shkaktuar dëme materiale në të gjithë ishullin Zakinthos. Të gjitha shkollat e ishullit do të mbyllen sot me urdhër të kryetarit të komunës Paul Kolokotsa.

Alarm cunami edhe në Itali

Tërmeti i fortë 6.8 ballë që gjatë natës goditi Greqinë me epiqëndër në ishullin Zakinthos është ndjerë në të gjithë Italinë e Jugut duke shkaktuar panik tek banorët në rajonet e Kalabrias, Puglias, Sicilia e Basilicata.

Të shumta kanë qënë telefonatat e banorëve që kanë kërkuar ndihmë dhe pse për momentin nuk ka informacione për dëme materiale apo të plagosur.

Alarmi është shpërndarë dhe në rrjetet sociale ku mjaft qytetarë dokumentojnë se kanë kaluar natën jashtë nga frika e paniku i shkaktuar nga lëkundja e fortë sizmike.

Instituti Kombëtar Italian i Sizmologjisë informon se “lëkundja e tërmetit ka shkaktuar një lëvizje anormale prej 10 cm të detit Jon në provincën e Krotones me rrezikun e një cunami.

“Pritet të ketë lëvizje të mundshme të nivelit të detit deri në 1 metër. lajmërojnë sizmologët” duke këshilluar banorët të qëndrojnë larg brigjeve e plazheve italiane.

“Rekomandojmë kujdes maksimal në zonat bregdetare e në basenet e porteve, duke ndjekur udhëzimet e aturiteteve, evitoni zonat bregdetare”, thuhet në deklaratëtn e Institutitn Sizmologjik Italian.

Tags: italitermettirane

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DEKLARATA/ Spiropali në një mendje me Ramën për cilësinë e dobët të diplomacisë

Elisa Spiropali zgjedh të mos heshtë: Po më kërkojnë të mos bëj zë! Janë qenër që s’më kafshojnë

17/04/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

GJKKO lë në qeli grupin e drejtuar nga Jetmir Pepa. Trafikuan 7 ton kokainë por gituan tendera të ushtrisë

17/04/2026
Ish drejtori i ARRSH mbetet në burg

SPAK jep pretencen per ish-drejtoret e ARRSH Evis Berberi dhe Gentian Gjyli. Sa vite burg

17/04/2026
Përplasje në “Top Story”, Alfred Lela largohet nga studio pas debatit me Grida Dumën

Përplasje në “Top Story”, Alfred Lela largohet nga studio pas debatit me Grida Dumën

16/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DEKLARATA/ Spiropali në një mendje me Ramën për cilësinë e dobët të diplomacisë

Elisa Spiropali zgjedh të mos heshtë: Po më kërkojnë të mos bëj zë! Janë qenër që s’më kafshojnë

17/04/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

GJKKO lë në qeli grupin e drejtuar nga Jetmir Pepa. Trafikuan 7 ton kokainë por gituan tendera të ushtrisë

17/04/2026
Ish drejtori i ARRSH mbetet në burg

SPAK jep pretencen per ish-drejtoret e ARRSH Evis Berberi dhe Gentian Gjyli. Sa vite burg

17/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.