Reparti RENEA, shtohen gjermanët

Reparti RENEA, shtohen gjermanët

957
0
Shares

Reparti RENEA pritet të zgjerohet edhe më një skuadër të re që do të drejtohet nga gjermanët. Ky është vendimi i marrë nga Ministria e Brendshme pas një marrveshje të lidhur me policinë Gjermane.

Brenda repartit RENEA prej rreth 120 efektivësh do të ndërtohet edhe një njësi tjetër e veçantë e drejtuar prej oficerëve gjermanë të cilët do të japin eksperiencën e tyre si në teknologji ashtu edhe në stërvitje, shkruan balkanëeb. Kjo njësi pritet të inagurohet javën e ardhshme nga Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Reparti i Neutralizimit të Elementit të Armatosur, shkurt RENEA,  janë forcat më elitare te Policisë së Shtetit dhe ka në vetvete punonjësit e policisë më të përgatitur. Reparti është i përbërë nga ndërhyrës, snajper, alpinistë, zhytës, një njësi e vogël Kinofile dhe Logjistike. Kjo njësi e re pritet që të rrisë Rolin e RENEA-s dhe ta aftësojë më tepër këtë repart elitë në ndërhyrjet ndaj elementëve të rrezikshëm kriminalë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY