Rrëzohet dekreti i presidentit për ligjin e Teatrit, mazhoranca e dërgon për...

Rrëzohet dekreti i presidentit për ligjin e Teatrit, mazhoranca e dërgon për votim në Kuvend

95
0
Shares

Ditën e sotme do të votohet dhe për një ligj shumë të rëndësishëm i cili ka shkaktuar jo pak debate mes deputetëve apo dhe njerëzve të thjeshtë. Ligji për Teatrin Kombëtar, i cili nëse miratohet, i hap kështu rrugën shembjes së tij.

Komisioni i Veprimtarive Prodhuese e ka rrëzuar dekretin e Presidentit mbi ligjin për Teatrin. Kështu është vendosur që dekreti të kalojë sot në seancë plenare për tu votuar.

Në dekretin e publikuar , Meta argumentonte se ky ligj binte ndesh me parimet e Konventës Europiane dhe nuk kishte arritur të zgjidhë në thelb asnjë prej 9 çështjeve dhe problematikave kushtetuese dhe ligjore të evidentuara në dekretin e Presidentit të Republikës nr. 10849, datë 27.07.2018, edhe pse ky dekret rezulton të jetë miratuar në tërësi nga Kuvendi.

Në mbledhjen e sotme, para fillimit të seancës parlamentare, kryetari i Komisionit, Eduard Shalsi tha se çështja për dekretin e Presidentit ështe e njohur dhe se do të kalohet për votim në seancën plenare

Ndërsa relatori Ilir Beqja u shpreh se komisioni nuk ka pse ta shqyrtojë pasi sipas tij një gjë e tillë është bërë edhe më parë.

”Kam lexuar dekretin dhe në vlerësimin tim më shume jane lojëra fjalësh. Kemi reflektuar çfare shprehej si shqetësim nga Komisioni Europian,” tha ai.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY