Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Rasti ‘Xhisiela’ shkon në gjykatë, Rexhep Rraja ka një tjetër kërkesë

24/10/2018
‘Gati të përballem me ligjin për dëshmitë e mia’, kërkesa e Xhisielës për politikën dhe median
Share on FacebookShare on Whatsapp

Çështja e njohur me emrin Xhisiela do shkojë në Gjykatë. Vendimi është marrë sot, ndërsa i akuzuari për përndjekje, djali i deputetit socialist të zonës kërkon gjykim të shkurtuar, por nuk pranon akuzën.

Gjykata e Krujës në seancë paraprake ka pranuar paraditen e së mërkurës dërgimin për gjykim të Rexhep Rrajës, djalit të deputetit Rrahman Rraja i akuzuar për përndjekjen e Xhisiela Malokut.

Në këtë seancë avokati i Rrajës, rezervoi gjithashtu të drejtën që në fillim të gjykimit të çështjes në themel të parashtrojë kërkesën për gjykim të shkurtuar, duke pranuar aktet e dosjes, por jo akuzën e përndjekjes.

Ajo që bie në sy të dosjes përfundimtare, që i është dërguar Gjykatës është fakti që e cilësuara si viktimë e përndjekjes, Xhisiela Maloku, i ka qëndruar dëshmive të saja ku ka denoncuar dhunën fizike dhe presionet që i janë bërë nga Rexhepi, si për të vazhduar lidhjen e tyre ashtu edhe për t’u tërhequr nga denoncimi.

Këto fakte Prokuroria i ka vërtetuar edhe me tabulatet telefonike si dhe me përgjimet ambientale. Të vetmin mohim Xhisiela e ka për raportin që ka hartuar oficeri i policisë gjyqësore Gentian Citozi, për të cilin Maloku është shprehur që i ka servirur fakte që shkonin në favor të të akuzuarit, Rexhep Rraja.

Për këtë arsye oficeri Citozi është pezulluar nga detyra dhe ndaj tij ka filluar ndjekja penale. Gjithashtu në fashikullin që i është dorëzuar Gjykatës së Krujës, është edhe një deklaratë noteriale e Xhiselës dhe motrës së saj, të cilat deklarojnë se nuk kanë asnjë konflikt me të pandehurin dhe se marrëdhëniet e tyre janë normale.

Tanimë i mbetet Gjykatës së Krujës të vlerësojë këtë çështje dhe të japë verdiktin e drejtësisë për dosjen e pagëzuar si Xhisiela, që trazoi edhe politikën në vend për shkak të dyshimeve se mund të ishin implikuar edhe deputetë të mazhorancës për ta mbyllur këtë çështje./Top Channel

Tags: gjykim i shkurtuarrexhep rrajaxhisiela

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
Policia në 24 orë mbush komisariatet, procedon penalisht 38 persona

Punonjësi i Policisë gjendet me plumb, i pajetë në banesë në Fresk, dyshimi

14/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.