Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Euro vijon rënien, qeveria po ndikon në zhvlerësimin e saj

23/10/2018
Rënia e euros do vazhdojë, turistët dhe remitancat do kapin majat
Share on FacebookShare on Whatsapp

Monedha e përbashkët europiane ka vijuar rënien e fortë të saj edhe gjatë ditës së sotme.Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 124.83 lekë, 0.21 lekë më pak se një ditë më parë, duke rënë nën kuotën e 125 lekëve për herë të parë që nga muaji qershor.

Ndërsa ditën e djeshme rënia e euros u shpjegua me ditën e fundit të sigurimeve (bizneset që kanë të arhdura në euro thyejnë valutën për të paguar sigurimet) si dhe me rënien e euros në bursat ndërkombëtare, të dy këta faktorë nuk janë të pranishëm sot.

Euro e ka rimarrë pak veten në bursa ditën e sotme, pasi ka kaluar ankthi që solli në tregje zhvlerësimi i renditjes së Italisë nga Moody’s.

Megjithatë aktorët e tregut pohojnë se efektet e ditës së djeshme për pagesat e sigurimeve kanë vijuar të ndihen edhe sot në tregun e brendshëm dhe rikuperimi mund të zgjasë dy apo tre ditë. Por faktori kryesor që ata cilësojnë që po ndikon në dobësimin e monedhës së përbashkët lidhet me volumet e ulëta të qarkullimit të monedhës vendase. Nga ana tjetër ka një ofertë të shtuar për valutë, duke ushtruar presion në këtë mënyrë mbi monedhën e përbashkët.

Sipas një artikulli të djeshëm, dy janë arsyet kryesore të kësaj tendence.

E para është valuta informale që hyn në tregun shqiptar, që është shtuar që mëse një vit më parë, kur kanabisi u mboll masivisht, dhe një pjesë e valutës hyri në tregun e brendshme. Goditjet e fundit të policisë treguan se krimi i organizuar ka kaluar në një nivel tjetër, përmes përpunimit të drogave më të forta (rasti i kapjes së punishtes së përpunimit të heroinës në Has).

Së dyti, në tetor, emetimi i eurobondit 500 milionë euro nga qeveria shqiptare po ndikon në zhvlerësimin e euros. Në dy ditët pas emetimit të eurobondit në javën e parë të tetorit, euro u zhvlerësua me gati 0.7 pikë përkundrejt lekut. Sipas ekspertëve bankarë, shumë individë që kanë dashur të investojnë, kanë mbajtur një pozicion të hapur, dhe pas realizimit të Eurobondit, po kthejnë fondet e tyre në euro në monedhën vendase, apo po shikojnë alternativa të tjera investimi, siç është blerja e bonove të thesarit dhe kjo pritej të kishte një ndikim gradual në kursin e këmbimit në favor të lekut. Për më tepër, qeveria një pjesë të borxhit të marrë në euro do ta përdorë në tregun e brendshëm për të kryer shpenzime në lekë.

Euro po këmbehet aktualisht në nivelet më të ulëta që nga fillimi i qershorit, përpara se Banka e Shqipërisë të fillonte një seri ndërhyrjesh të jashtëzakonshme në tregun e brendshëm, ku ajo bleu më shumë se 100 milionë euro në treg për një periudhë të shkurtër kohore, për të frenuar rënien e euros, që në 5 qershor arriti në 124.17 lekë, niveli më i ulët në 10 vjet./Monitor

Tags: eurokursi i kembimitleku

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Protesta te bashkia e Tiranës, opozita nuk ndalet as në 40 gradë për të kërkuar hetimin e Veliajt

Kërcënime me jetë ndaj Ardiana Kalasë, Policia referon rastin në Prokurorinë e Tiranës

26/03/2026
Trafik droge drejt Greqisë, arrestohen dy shtetas grekë në PKK Goricë

Trafik droge drejt Greqisë, arrestohen dy shtetas grekë në PKK Goricë

26/03/2026
Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Protesta te bashkia e Tiranës, opozita nuk ndalet as në 40 gradë për të kërkuar hetimin e Veliajt

Kërcënime me jetë ndaj Ardiana Kalasë, Policia referon rastin në Prokurorinë e Tiranës

26/03/2026
Trafik droge drejt Greqisë, arrestohen dy shtetas grekë në PKK Goricë

Trafik droge drejt Greqisë, arrestohen dy shtetas grekë në PKK Goricë

26/03/2026
Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.