“A ha pykë ti mo”/ Polici bashkiak refuzon të paguajë biletën e...

“A ha pykë ti mo”/ Polici bashkiak refuzon të paguajë biletën e autobusit

108
0
Shares

Emisioni “Stop” në Tv Klan ka publikuar sot video-denoncime të dërguara nga qytetarët. Në një prej videove, shfaqet një polic bashkiak që refuzon të paguajë biletën e autobusit, teksa fatorino i kërkon lekët.

Polici bashkiak: Mos më bërtit mu kshu..

Fatorino: Vazhdo pra poshtë, merri ato rraqet dhe vazhdo poshtë.

Polici bashkiak: Mujsh me e prek qita…

Fatorino: Vazhdo poshtë të thashë.

Polici bashkiak: Mujsh me e prek dosjen time…

Fatorino: Po s’kam nevojë me e prek dosjen tënde se s’më intereson, po vazhdo poshtë merr dosjen dhe vazhdo poshtë.

Polici bashkiak: Ec or mik. Dakord?

Fatorino: Vazhdo poshtë, jepi drejtim.

Polici bashkiak: Po për Zotin jo…

Fatorino: Jepi drejtim or po të them edhe njëherë, a merr vesh ti. A ha pykë ti mo? Mos më shif mua ashtu, a ha pykë?

Polici bashkiak: Pusho, mos më ngre zanin mu…

Fatorino: Po s’më hy fare, paguaj biletën. Maskara.

Ndërsa në një tjetër rast, shfaqet një polic në doganën e Kakavijes që kërkon para nga qytetari, por ky i fundit i thotë që nuk ka Lekë të holla.

Polici: Mos të ka ngelur ndonjë e shkoqur, lërna të pimë ndonjë gjë…

Qytetari: S’kam fare s’kam. 50-tëshe kam.

Polici: Ik mos e vri mendjen.

Qytetari: Radhës tjetër.

Polici: Mos e vri mendjen.

Qytetari: Po të kisha të jepja unë vëlla.

Polici: Ik ik rrugë të mbarë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY