Dëmtimi i Messit “thyen” kufinjtë sportiv, futet dhe në politikë

Dëmtimi i Messit “thyen” kufinjtë sportiv, futet dhe në politikë

129
0
Shares

Dëmtimi i Lionel Messit ka kaluar të gjitha parashikimet, duke qënë një çështje edhe jashtë sportit. Është politikani katalanas Gabriel Rufian që ka nxitur debat me një postim të tij në llogarinë e tij në “Twitter”.

Rufian nuk mundi t’i rezistojë mundësisë për t’i përqeshur kundërshtarët e Messit për çmimin e “Topit të Artë” këtë vit.

“Për shkak të lëndimit të krahut të Messit, tani Cristiano, Griezmann dhe Neymar mund të shkojnë në tavolinën e Messit për t’i ndihmuar atij të hajë”, ka shkruar Rufian në Twitter.

Për shkak të këtij lëndimi, nga Spanja raportohet se Messi do të mungojë në ndeshjet e tre javëve të ardhshme të Barcelonës, përfshirë këtu dy ndeshjet kundër Interit në Ligën e Kampionëve, si dhe ndeshjen kundër Real Madridit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY