Përgjimet e bisedave me grupin Bajri, babai i Stresit tregon për telefonatën

Përgjimet e bisedave me grupin Bajri, babai i Stresit tregon për telefonatën

215
0
Shares

Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, humbi dje betejën gjyqësore pas masës së sigurisë arrest me burg. Këngëtari i njohur u arrestua për armëmbajtje pa lejë dhe se dyshohet se është anëtar i grupeve kriminale.

Ndërkohë, ditën e djeshme, gjatë seancës gjyqësore, prokuroria kishte mbrojtur versionin e saj, duke iu referuar disa përgjimeve telefonike nga bisedat që Stresi kishte bërë me grupin kriminal Bajri, që u arrestua disa javë më parë.

Prokuroria në bazë të përgjimeve kishte ngritur dyshime se Stresi ishte pjesë e grupit kriminal, pasi u ka kërkuar ndihmë për t’u arratisur.

Babai i Stresit, Sali Lushaj, ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me këto arsye të organit të akuzës, duke i hedhur poshtë dhe duke dhënë një version tjetër.

Sali Lushaj shprehet me anë të një postimi në ‘Facebook’, se djali i tij ka kontaktuar me anëtarë të kësaj familje për të marrë pagesën që i takonte sa i përket performancës që ka zhvilluar në lokalin e tyre.

“Ata që janë të interesuar të shpifin, të shikojnë reklamën e lokalit atë natë”, shkruan Lushaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY