DETAJE/Të shtënat me armë në Vlorë, plagosje pas një sherri mes të...

DETAJE/Të shtënat me armë në Vlorë, plagosje pas një sherri mes të rinjsh

478
0
Shares
Foto Ilustruese

Mbrëmjen e djeshme të shtëna me armë u dëgjuan në qytetin e Vlorës, në lagjen ’24 Maj’.

Policia ka dhënë detajet e para lidhur me ngjarjen, e cila ka ndodhur për motive të dobëta. Sipas policisë, ka mbetur i plagosur në këmbë një person i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i plotë

‘Rreth orës 21:14, në Spitalin Rajonal, Vlorë ka shkuar i plagosur në këmbë, dyshohet me armë zjarri një 26-vjeçar. Menjëherë shërbimet e policisë pas hetimeve paraprake kanë konstatuar se në lagjen ’24 Maj’ në zonën e Çoles Vlorë, pranë një lokali dyshohet se një person ende i paidentifikuar, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin A.V., 26 vjeç, banues në Vlorë, i cili sipas mjekëve ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupe të posaçme të Policisë Vlorë janë shpërndarë nëpër qytet, konkretisht në akset rrugore kryesore me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

Dyshohet se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta. Vazhdojnë hetimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes’.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY