Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

EMRI/ Arrestohet vëllai i biznesmenit, bosi i grupit të trafikut të heroinës

17/10/2018
EMRI/ Arrestohet vëllai i biznesmenit, bosi i grupit të trafikut të heroinës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Zbardhen emrat e disa prej shqiptarëve të arrestuar disa ditë më parë në Itali, gjatë një aksioni që çoi në zbulimin e një rafinerie droge, ku u gjetën 12.5 kg heroinë. Droga u gjet në një apartament pranë rrugës kryesore që kalon në komunën Osio Sotto (Bergamo). Sipas hetuesve, apartamenti përdorej për paketimin e drogës, që më pas shitej në rajonin e Val Camonica.

Siç raporton “Corriere della Sera” këtë të mërkurë, nën shtrat u gjet një kuti brenda së cilës ishin 12.5 kg heroinë. Përveç heroinës, aty u gjet edhe një sasi e vogël kokaine dhe përzierës, si dhe pajisje që përdoroheshin për paketimin e drogës. Sipas karabinierëve, në laboratorin në rrugën “Trieste 3”, punonin dy shqiptarë me paketimin e drogës: Agim Bejko, 69 vjeç dhe i biri Enkelejd, 44 vjeç, të arrestuar të dy. Në operacionin që u zhvillua mes mbrëmjes së premtes dhe mëngjesit të një dite më pas, u arrestuan në total 9 persona, 5 shqiptarë dhe katër italianë. Në krye të grupit të trafikut, sipas hetuesve, ishte shqiptari Saimir Sallaku, 44 vjeç, një emër i njohur për policinë italiane.

Pasi kishin marrë informacion se të premten do trafikohej një sasi e konsiderueshme droge, efektivët u zhvendosën në zonë. Vetëm në mbrëmje aty mbërritën dy makina. Dy shqiptarët, babë e bir me një bashkëpunëtor nga Milano i dorëzuan 1 kg e 40 kokainë Sallakut. Ky i fundit shkoi në një tjetër makinë që ndodhej aty pranë dhe takoi dy italianë nga Breshia, një 71-vjeçar dhe një 37-vjeçar, të cilëve u dorëzoi drogën dhe në këmbim mori 41 mijë euro.

Në këtë pikë, ndërhynë 10 karabinierët që ishin vendosur në zonë dhe arrestuar gjashtë personat: Sallakun, Agim e Enkelejd Bejkon dhe tre italianët. Në makinën e dy italianëve nga Breshia, agjentët gjetën edhe 26 mijë euro.

Hetimet u zgjeruan menjëherë me kontrollet e banesave të personave të arrestuar, në zonat e Bergamnos, Breshias e Milanos. Në një garazh në Piancogno (Breshia), gjetën 10 kg marijuhanë, duke arrestuar dy persona që përdornin garazhin. Një prej tyre raportohet se është një shqiptar me iniciale A. H., ndërsa tjetri një italian.

Personi i nëntë i vënë në pranga është pronarja e banesës në Osio Sotto ku u gjet heroina: Drita Selimaj, 68 vjeçe, e arrestuar, por më pas e lënë e lirë nën masën “arrest shtëpiak”.

Saimir Sallaku, siç raporton “Corriere” është vëllai i biznesmenit dhe pronarit të klubit italian të futbollit “Darfo Boario Calcio”, Gëzim Sallaku.

Sipërmarrësi shqiptar u arrestua në shkurtin e 2016-ës së bashku me vëllezërit Saimir dhe Isuf Sallaku pasi akuzoheshin për evazion fiskal, por më pas u lanë të lirë. Në 2017-ën, Gëzim Sallaku fitoi edhe betejën në Gjykatën e Lartë italiane, që vendosi  të heqë sekuestron nga asetet e tij, përfshirë dhe aksionet në klubin e futbollit Darfio si dhe apartamente e restorante në vlerën e 13 milionë eurove.

Nga një kërkim në Qendrën Kombëtare të Biznesit, rezulton se nën emrat Gëzim Sallaku dhe Saimir Sallaku, ka biznese të regjistruara edhe në vendin tonë.

Përveç nëntë personave të arrestuar, mediat italiane raportuan sot se, në pranga është vënë edhe një tjetër shqiptar, pasi kishte lidhje me grupin e drogës. Në banesën e tij në Calusco d’Adda (Bergamo), janë gjetur 50 kg marijuhanë

Tags: arrestohet shqiptarikokaine

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha me të rinjtë: Kjo qeveri nuk ka më legjitimitet, kam besim se ju do e përmbysni atë me sukses

Berisha me të rinjtë: Kjo qeveri nuk ka më legjitimitet, kam besim se ju do e përmbysni atë me sukses

24/01/2026
Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

Irena Gjoka vijon deklaratat si në formular, letër KLGJ për pafajësi

24/01/2026
Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha me të rinjtë: Kjo qeveri nuk ka më legjitimitet, kam besim se ju do e përmbysni atë me sukses

Berisha me të rinjtë: Kjo qeveri nuk ka më legjitimitet, kam besim se ju do e përmbysni atë me sukses

24/01/2026
Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

Irena Gjoka vijon deklaratat si në formular, letër KLGJ për pafajësi

24/01/2026
Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.