Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Haradinaj flet për “Babalen”: Nuk ekstradohet pa kaluar etapat ligjore

16/10/2018
Haradinaj flet për “Babalen”: Nuk ekstradohet pa kaluar etapat ligjore
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryeministri Ramush Haradinaj ka komentuar rastin e “Babales” duke deklaruar nga Tirana se institucionet e Kosovës nuk kanë pse ta ekstradojnë Albert Veliun, pa përfunduar njëherë të gjitha etapat ligjore.

Kreu i qeverisë së Kosovës është pyetur gjatë vizitës së tij në Tiranë. Haradinaj ka dhënë dhe një sugjerim për politikën shqiptare, duke u shprehur se në fillimisht duhet të flasë gjykata dhe ligjet, e më tutje të ndërhyjë politika.

“Tek ne në Kosovë pushtetet janë të ndara.  Pra është shumë e vështirë për mua që t’u them sot a i është drejtuar ai institucioneve të Kosovës. Politika informohet vetëm kur një gjykatë ka marrë një vendim për ekstradim dhe atë vendim duhet që ta aprovojë një ministër. Kur vjen aprovimi i ekstradimit nga gjykata tek ministri i drejtësisë atëherë hyn politika. Deri atëherë është rast ligjor dhe nuk ndërhyn dot ekzekutivi.

Rasti i shtetasve turq të deportuar nga Kosova ka qenë një mësim i marrë me pasojat e veta kuptohet,  por ajo ka ndikuar që të respektohen mjaftueshëm krejt baza ligjore për procedurën në fjalë, pra kërkesa për azil për strehim ose për mbrojtje”– tha Haradinaj.

Kujtojmë se “Babalja” u bë i njohur pas publikimit të një video- përgjimi ku personi në fjalë (Albert Veliu) pretendonte se kishte incizuar me zë vëllain e Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, teksa flisnin për trafik të drogës.

Disa javë më parë Albert Veliu ju drejtua Kosovës për azil politik pasi sipas tij në Shqipëri i rrezikohet jeta. Çështja e Babales u komplikua më tutje me përfshirjen në skenë të Fredi Alizotit, i cili thas përpara prokurorëve se zërin e Geron Xhafës, vëllait të Ministrit shqiptar të Brendshëm, e ka imituar ai në bashkëpunim me Babalen.

Vetë Veliu ka folur ditën e djeshme nga qendra e azilit në Prishtinë dhe është shprehur se Alizoti është blerë nga qeveria, ashtu siç edhe atij i janë ofruar para për t’u shitur.

Disa ditë më parë autoritetet shqiptare kërkuan lënien në burg dhe ekstradimin e Babales nga Kosova, por gjykata vendosi që ky i fundit të lirohej. Procedurat e ekstradimit dhe ato të azilit janë ende në proces

Tags: babaljaRamush haradinaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.