Vrau nipin për qenin, xhaxhai rrëfehet para gjykatës: E bëra për vetëmbrojtje…

Vrau nipin për qenin, xhaxhai rrëfehet para gjykatës: E bëra për vetëmbrojtje…

166
0
Shares

Ngjarja e nëntorit të vitit 2017 tronditi opinionin publik, pasi xhaxhi vrau nipin për një qen.

Bëhet fjalë për ngjarjen e 23 shtatorit 2017, rreth orës 15.00, ku në qytetin e Shkodrës, në banesën e tij private, autori Bujar Kuçi ka qëlluar disa herë me një thikë, nipin e tij Mirsad Kuçi.

Gjykata e Krimeve të Rënda zhvilloi seancën ndaj Bujar Kuçit pikërisht për këtë ngjarje, ku autori u pyet sërish për motivin e këtij akti.

Para trupës gjykuese, ai e pranoi krimin. Ndërsa u justifikua se e bëri për vetëmbrojtje.

Unë e vrava nipin, por e kam bërë për vetëmbrojtje. Kam qenë në banesën time, kur vëllai dhe nipi kanë shkelmuar derën e banesës time dhe më kanë tërhequr me dhunë, duke më çuar në kuzhinë. Aty, për rreth 5 minuta jam rrahur rëndë me grushte dhe shkelma. Si fillim nga nipi, pastaj nga vëllai im”, u shpreh Bujar Kuçi.

I pyetur më tej se si nisi sherri ai u përgjigj: “Gjithçka nisi në moment, vetëm për qenin që kishte blerë Mirsadi për djalin e tij. Qeni dëmtonte këpucët dhe bënte rrëmujë në shtëpinë e time”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY