Nami mbi bizneset që nuk lëshojnë kuponin tatimor

Nami mbi bizneset që nuk lëshojnë kuponin tatimor

148
0
Shares

Drejtoria e Hetimit Tatimor ka penalizuar të paktën 600 biznese qe nuk lëshonin kuponin tatimor.

Kështu, gjatë periudhës 1 deri në11 tetor, janë kontrolluar 1,819 subjekte, nga të cilët 602 janë konstatuar me shkelje të legjislacionit tatimor. Sipas Drejtorisë së Tatimeve, vlera e penaliteteve të vendosura është rreth 19.8 milionë lekë.

Nga kontrollet u konstatua; 8 tatimpaguesve u janë bllokuar ambientet për 30 ditë kalendarike për moslëshim kuponi tatimor (hera e dytë), përkatësisht:

50 subjekte janë konstatuar të paregjistruar në organet tatimore dhe është marrë masat e bllokimit deri në momentin e regjistrimit të tyre si subjekt i TVSH-së;

149 tatimpagues janë konstatuar me shkelje për moslëshimit të kuponit tatimor (hera e parë);

44 tatimpagues nuk kanë pasur të instaluar pajisjet fiskale, ndërsa 28 të tjerë nuk i mbanin në gjendje pune;

118 subjekte janë konstatuar se dispononin mallra pa dokumentacion tatimor.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY