Bilanc i frikshëm, 5 të vdekur në 24 orë, krimi nuk ndalet...

Bilanc i frikshëm, 5 të vdekur në 24 orë, krimi nuk ndalet në Shqipëri

117
0
Shares

Vetëm gjatë ditës së djeshme krimi i ka marrë jetën 5 personave në vend, duke rritur kështu ndjeshëm pasigurinë dhe frikën në radhët e qytetarëve. 3 persona, 2 prej të cilëve punonjës të Bashkisë humbën jetën në Shëlli të Matit për shkak të një konflikti me Kujtim Koxhajn, i cili ka qenë njëherësh dhe kryeplak i zonës dhe kreu i PS-së.

Pas një konflikti mes punonjësve të Bashkisë dhe 51-vjeçarit, ky i fundit është larguar drejt banesës për të marrë armën dhe më pas ka shkaktuar një masakër të vërtetë në lokalin ku punonjësit e Bashkisë ishin duke ngrënë drekën.

Viktimat u identifikuan si Mentor Hoxha, Erzen Alija dhe Hamit Buçi, si dhe një tjetër person mbeti i plagosur. Autori u arrestua pak orë pas ngjarjes nga ana e policisë, ndërsa dyshohet se ka qenë nën efektin e alkoolit në momentin kur ka kryer krimin e rëndë. Ai ka kërkuar që punëtorët e bashkisë ta favorizonin atë, duke i shtruar rrugën deri në hyrjen e banesës së tij, shkruan faxweb.

Ndërkohë që jo më pak e rëndë ka qenë ngjarja e ndodhur rreth orëve të vona të pasdites në Babrru. Fillimisht u raportua se një vajzë e mitur kishte ndërruar jetë në spital, ndërsa më vonë u konstatua se ajo ishte me plagë thike në trup.

Dyshimet e policisë janë se mund të jetë qëlluar nga e ëma, po zbardhja e ngjarjes bëhet e vështirë për shkak se anëtarët e familjes ishin shurmemec, dhe duhet ndihma e ekspertëve për të komunikuar me ta. Policia ndërkohë mbetet ende pa një njoftim të zgjeruar për ngjarjen.

Ndërkohë që viktima e pestë është shënuar mbrëmjen e djeshme në zonën e Misto Mames, ku një i ri i identifikuar si Olti Hajdari është masakruar me thikë dhe është lënë gjatë në rrugë, pa marrë ndihmën e parë mjekësore.

Edhe pse u transportua për në spital 30-vjeçari nuk ka mundur që t’iu rezistojë plagëve të marra. Dyshimet e policisë janë se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit, edhe ose duhet thënë se ende nuk është arrestuar autori i kësaj ngjarjeje të rëndë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY