Fallxhorja nga Pogradeci jep recetë për të mbetur shtatzënë: Burri të këndojë...

Fallxhorja nga Pogradeci jep recetë për të mbetur shtatzënë: Burri të këndojë kur hedh spermën

221
0
Shares

Shumë vajza e gra kur janë të dëshpëruara kërkojnë të dinë fatin, kjo është edhe arsyeja që shpesh i drejtohen fallxhoreve.

Emisioni BOOM infiltroi dy vajza me kamera të fshehtë, të cilat u drejtuan te një fallxhore në Pogradec.

Vajza e parë thotë se i dashuri i saj ka 2 muaj që nuk kryen marrëdhënie seksuale me të, ndersa vajza tjetër ka 5 vite që ishte martuar dhe nuk mbetet shtatëzanë.

Emisioni u transmetua në Ora News pasditen e 11 tetorit

Njihuni me rastin e parë

Vajza- Ne kemi 8 muaj bashkë, gjashtë muaj kemi qenë shumë mirë.

Fallxhorja-Ti nuk je mirë fare unë të shikoj me anë, bie në debat, turbullirë, bie në përçarje në siklet nuk i ke gjërat mirë fare.

Vajza- Unë atë i kam thënë edhe atij që unë jam njëlloj ashtu si kam qenë gjithmonë, ai po ndryshon është më i ftoht me mua .

Fallxhorja-Ai thotë ke ndryshuar ti. Ti thua ka ndryshuar ai.

Vajza- Në shtrat nuk më afrohet fare. Sa here mundohem unë t’i afrohem ai më shtyn.

Fallxhorja-Mos ka ndonjë tjetër? Unë vajta 56 vjet me burrin aty dhe o të keqen e mikut. Në marredheniet seksuale të jesh në këtë gjendje është absurde.

Vajza- Nuk me prek, nuk më prek.

Fallxhorja-Sa kohë u bën kështu?

Vajza- Dy muaj gati.

Fallxhorja-Po kështu puthje, fërkime,kapje ?

Vajza- Jo, unë i ngjitem ai më shtyn, ose bën sikur rri në celular .

Fallxhorja-Ato janë pleq dhe s’të lenë, jo…Unë shikoj ca gjëra që s’më pëlqejnë o bir i nënës, po nuk dua të mërzis se jam nënë vetë.

Vajza- Nuk e di ça të bëj, ça më sugjeron?

Fallxhorja-Foton e atij djalit e ke?

Vajza- Jo.Ndonjë sugjerim si mund ta afroja njëçikë.

Fallxhorja-Po duheshe mi zemër fotografija e tij, një rrobë e larë sheqer. Unë i bëja ato, në qoftë se ti ndihesh e lumtur kishe përmirësim të thosha hajde unë. Po më habit kjo sjellja e djalit që është kaq menefrego kaq i turbullt. Mos ia dredh?

Epo kjo qenka e bindur, te dredhja jo thotë. Kjo ngaqë e do verbërisht, se tani një djalë 21 vjeç të ketë ty në krevat si kokrra e mollës të mbaj sehir, kjo është çmenduri. Unë kam pasur raste plot po ti s’ke marrë asgjë.

Vajza: Të vijë një herë tjetër, çfarë të sjell me vete ?

Fallxhorja- Dua foton e atij, sheqer dhe një rrobë të larë. Në qoftë se me ato kjo shikon ndonjë ndryshim, e ndihmoj.Unë tani vetëm do punoj me emrin e Andit.Do ta vesh re t’i këtë javë do të afrohet për një javë do bësh marredhenie, këto 10 ditë vëre re, unë do të ndjek që ketej me emrin se unë s’kam ça të bëj se ti s’ke asgjë.

Vajza rikthehet sërish tek fallxhorja, tashmë me triko dhe sheqer

Vajza- Unë kam qenë një herë këtu dhe më thatë që të sjell një fotografi sheqer dhe nje triko.

Fallxhorja-Për vete?

Vajza- Jo, për të dashurin tim.

Fallxhorja-Nga je ti?

Vajza- Nga Tirana.

Fallxhorja-Si quhet ai?

Vajza- Andi

Fallxhorja-Atë e shikoj në largesë, nuk e shikoj në ecurinë e duhur Andin.

Vajza- Dua të bëj diçka që ta kthej prap.

Fallxhorja-Ty të ka zënë si dashnore për të mbajtur për një vit dy dhe për të lënë.Do e shikosh ti me këto që do bëjmë do veshi bluzën,sheqerin do t’ia japësh për të ngrënë do e shikojmë do ndryshoj ky apo është siç ishte.

Këtë pe ti lidhe vetë, e kam lidhur Andin pas vetes thuaj dhe lidhe kështu tre katër here mbaje ta kesh se është i kënduar ky pe.Sheqer do hedhesh një pikë sa mos të shikoj ai te krevati ku flini. Do t’i hedhësh krahun,do t’i hedhesh këmbën do ta afrosh kështu ose do të bësh një përkëdheli.Do t’i bësh këto do shikojm si do eci dhe do flasim.

Vajza- Si ta bëj atë me pe?

Fallxhorja- Penë do ta lidhesh kotkë, e kam lidhur pas vetes Andin o zot më ndihmo,këtë dëshirë ma realize nga femrat e tjera ma largo.Sheqer për të ngrënë nje pikë fare hidh atje te krevati kur fle dhe do vesh re atë ditë që hedh sheqerin do të afrohet për marëdhenie seksuale apo jo.

Rasti i dytë, 5 vjet të martuar por pa fëmijë

Vajza- Kam nja 5 vjet që jam e martuar dhe nuk ngel shtatëzanë. Ne kryejmë marëdhenie seksuale por unë me barrë nuk ngel,jam vizituar…

Fallxhorja- Si quhesh?

Vajza- Elsa.

Fallxhorja-Sa vjeç je Elsa?

Vajza- 30.

Fallxhorja- Po bashkëshorti?

Vajza- Fredi.

Fallxhorja- Fredi nuk është rob i keq, prej nga e ke Fredin?

Vajza- Fredi është nga Përmeti.

Fallxhorja-Nuk është rob i keq, po ti pse bie si me një frikë ne Fredi dhe mban një mërzitje pak të turbullt.

Vajza- Po nuk ngelem me barrë pra, për këtë na lind sherri.Jemi vizituar, mire na thonë në rregull jeni, prit kur t’jua sjelli zoti.

Fallxhorja- Mu më del një pengesë. Ti merr mjalt më arra ha, se mjalti nxeh hormone. Tani nuk ka kohë të bësh det se dhe deti i nxeh hormonet.

Vajza- Ëhëë…

Fallxhorja- Në behar ti në det ti duhet të kishe hyrë të rrije nga 1 orë deri 80 minuta.Mua më del për të bërë fëmijë bën.

Vajza- Bëj ?

Fallxhorja-Bën

Vajza- Shyqyr zotit.

Fallxhorja-Ta kesh pa merak, po e shikoj mungesë hormonesh jo punë magjie. Janë hormone të ulta nuk kanë arritur atje ku duhet. Po dhe nuk duhet të kesh stress që të bësh fëmijë.Ti je me mërzitje,bie me stress.

Vajza- Aq e mërzitur jam…

Fallxhorja- Edhe Fredi ka shumë stress. Ti vetëm bëj këtë tani mjaltë bashkoje me arra. Vër një grusht me sheqer te krevati ku fle edhe grure për mbarësi. Nga zemra qenke zemër bardhë ti, po nga dashuritë ke kaluar ca peripeci.

Vajza- Një njoha, me atë u martova e me atë s’po lind. Nuk po ia shkrep ai si duhet .

Fallxhorja-Nuk po ia shkrep ai , ka filluar të hedhë vickla, hej tëmën…E shikoj Fredin i ka hyrë vetja në qef në shumë drejtime.

Vajza- Po pra, se atij i duket vetja superior tani sikur e kam fajin unë kur mjekët na thanë jeni në rregull të dy .E të shikon kështu tani hë mi ti? Hë ça mo ti i thashë?

Fallxhorja-Pse dhe ai hormonet nuk i ka te nxehta si duhet.Ne drejtimin e spermës ai nuk e kryen funksionin e duhur. Pse thotë ashtu? Kur kryen funksionin e duhur nuk duhet të jesh me nerva ta hedhesh spermën me inat.Se sperma duhet të jesh e qetë ,të këndosh kur e bën atë punë që të zërë fëmija. Po të jesh me inat ëëë…Ku bën marrëdhënie duhet të jesh e qeshur e qetë që të kapi, po të jesh ti me inat hajt bëje se duhet ëëë, eshtë me inat nuk ngjit sperma.

Vajza: Rrofsh! Sa të detyrohem.

Fallxhorja-Ato janë dëshira nuk kemi detyrime. Ti shiko po u kënaqe hajde të ndihmoj. Fëmijë bën, magji nuk ke.

Vajza- Faleminderit!

Fallxhorja- Më erdhen 2 femra mua, njëra ishte tiranse dy korçare tre ishin.Njëra më tha ma këndo këtë sheqerin për burrin se nuk shkoj.Mirë i thash unë, kur më dha emrin e burrit ajo mbiemër nënë baba ishte djali i ***** time. Është tirans merret me pallate po unë shkoj si vëlla me atë qen muti. Desha t’i thosha pronarin e kam njeriun tim u zura me atë. Makinë i kishte blerë kësaj ai.

Ëhëë…

Unë ia kam q*** nënën tha, makinën ia mora do më japi dhe një hyrje. Ça llafos ti i thashë ai është i martuar ka dy fëmijë. I thashë unë e kam djalë **** këtë bosin,ai është i martuar ka dy fëmijë. Për këtë urdhëro lekët,pastaj me dhe 50 mijë lekë mua ti? Urdhero lekët , urdhëro dhe sheqerin unë keq nuk bëj të ndaj kështu gjërash. Jo do ta bëj kështu, jo do ta bëj kështu….

E përzura unë pastaj, i thashe me fal për shprehjen ka** pu*** i thashë. E do të nxjerrim e do të shkruajmë . Shkruani i thashë unë mu ne Lolita , mu ne jeta qef as më qethet hiç i thashë. Kështu u thashë.Nuk di si të merresh me këto gjëra a kupton?/oranews

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY