Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Arrestohet 21-vjeçari, kërcënonte ish-të dashurën: “Më jep 200 mijë, ose të nxora fotot”

10/10/2018
DETAJE/ Dy bashkëmoshatarët gjobisin nxënësen e klasës së tetë: Lekë e cigare ose ta nxorëm videon!
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një 21-vjeçar nga Mamurrasi është arrestuar dje nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se i kishte vënë gjobë ish-të dashurës së tij, duke e shantazhuar se do i publikonte disa foto intime.

Burime zyrtare të Policisë së Tiranës thanë se kanë vënë në pranga shtetasin Ylli Kaçi, i cili disa ditë më parë ishte denoncuar nga vajza me iniciale A.Gj..

Në denoncimin që e dëmtuara ka bërë pranë specialistëve për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës dhe Pronës, ka treguar se Kaçi i bën vazhdimisht shantazh me disa foto që ajo i ka dërguar gjatë kohës që kanë qenë të lidhur. Ndërsa në mënyrë që të mos ia publikojë në rrjetet sociale, ai i ka kërkuar vajzës 20 mijë lekë të rinj,shkruan Panorama.

Por, sipas të dëmtuarës, këtë veprim ai e ka bërë në vazhdimësi, pasi ka arritur t’i marrë më parë një shumë të hollash për të njëjtën arsye. Ndërsa së fundmi i kërkonte sërish para. Për këtë arsye, shtetasja A.Gj., duke mos qenë më e sigurt, ka vendosur që ta denoncojë në Polici dhe menjëherë është bërë arrestimi i 21-vjeçarit.

KALLEZIMI
Burime nga Policia e Tiranës thanë se disa ditë më parë është paraqitur për të bërë kallëzim shtetasja me iniciale A.Gj. Ajo pretendonte se ishte shtrënguar me anë të kanosjes për dhënie pasurie, nga një 21-vjeçar nga Mamurrasi, shtetasi Ylli Kaçi.
Në kallëzim, vajza ka sqaruar se me këtë shtetas kishte pasur një histori të shkurtër dashurie dhe nëpërmjet aplikacioneve të ndryshme në celular kanë shkëmbyer me njëri-tjetrin edhe disa fotografi intime. Por disa javë pasi janë ndarë, 21-vjeçari ka nisur ta shantazhojë, duke i thënë se tashmë fotografitë e saj do t’i publikonte në rrjetet sociale.

Por për të mos e bërë këtë veprim, ai i kishte kërkuar një shumë parash, që vajza ia kishte dhënë. Pasi i ka premtuar se tashmë nuk do ta bezdiste më, disa ditë më parë, i riu i ka shkruar sërish të dëmtuarës, duke i kërkuar 20 mijë lekë të rinj, po për të njëjtën arsye.

Në këto rrethana vajza ka vendosur t’i drejtohet për ndihmë Policisë. Pasi janë verifikuar mesazhet që ai ka shkëmbyer me të dëmtuarën, ku kishte edhe kërcënime dhe flitej për para, Policia ka bërë të mundur arrestimin e tij

Tags: arrestohetShantazh

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

GJKKO kthen kërkesën e SPAK për lirimin nga akuza të kreut të KPP, Myzyri

GJKKO kthen kërkesën e SPAK për lirimin nga akuza të kreut të KPP, Myzyri

25/05/2026
Zjarri përfshin një pallat te ‘Ali Demi’ në Tiranë

Zjarri përfshin një pallat te ‘Ali Demi’ në Tiranë

25/05/2026
Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

24/05/2026
Berisha reagon ndaj kritikëve për zgjedhje me një kandidat: Forma më demokratike, PS nuk zgjedh prej 17 vitesh

Berisha reagon ndaj kritikëve për zgjedhje me një kandidat: Forma më demokratike, PS nuk zgjedh prej 17 vitesh

24/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

GJKKO kthen kërkesën e SPAK për lirimin nga akuza të kreut të KPP, Myzyri

GJKKO kthen kërkesën e SPAK për lirimin nga akuza të kreut të KPP, Myzyri

25/05/2026
Zjarri përfshin një pallat te ‘Ali Demi’ në Tiranë

Zjarri përfshin një pallat te ‘Ali Demi’ në Tiranë

25/05/2026
Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

24/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.