Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka publikuar gjatë ditës së sotme kolazh fotosh ku shfaqet sëbashku me djalin e tij Drin.
Në këtë kolazh Tahiri shfaqet rreth 30 vjet më parë në moshën kur është Drini sot. Ai ka vënë në dukje ngjashmërinë e madhe që at e bir kanë me njëri-tjetrin.
“Une para 30 vitesh, DT sot… ekzakt e njejta gjurme,”-përfundon ish-ministri i Brendshëm.
Nuk është hera e parë që ai ndan në rrjete sociale foto apo video ku shfaqet sëbashku me të birin.






