Tiranë, i shisnin të rinjve drogë për kafshët, arrestohen burrë dhe grua...

Tiranë, i shisnin të rinjve drogë për kafshët, arrestohen burrë dhe grua si dhe një 18-vjecar

191
0
Shares

TIRANE- Pas denoncimit mbrëmjen e sotme në emisionin investigativ “Stop” dhe falë një pune të mirëorganizuar hetimore arrestohen në flagrancë burrë dhe grua të cilët në një farmaci veterinare iu shisnin përdoruesve të drogërave të forta medikament anestezik për kafshët.

Në pranga edhe një blerës 18 – vjeçar. Sekuestrohen në total 30 shishe me ketaminë. Nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P. Tiranë falë një pune të mirëroganizuar hetimore disa ditore, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve :

– Telha Kokunja, 52 vjeç, banues në Tiranë.

– Shpresa Kokunja, 49 vjeçe, banuese në Tiranë (burrë dhe grua). Këta shtetas në farmacinë e tyre veterianare në Shkozë iu shisnin përdoruesve të drogërave të forta ketaminë (medikament anestezik për kafshët).

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në farmacinë e tyre u arrestua edhe shtetasi :

– Andi Baxhija, 18 vjeç, banues në Allias, i cili u kap në flagrancë duke blerë një shishe ketaminë. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprën penale “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike e kryer në bashkëpunim“, të parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY