VIDEO/FNSH ruan banesën e Xhisielës, asnjë të ndaluar për shpërthimin me tritol

VIDEO/FNSH ruan banesën e Xhisielës, asnjë të ndaluar për shpërthimin me tritol

952
0
Shares

Forcat e ndërhyrjes së shpejtë qëndrojnë tashmë përballë shtëpisë së gjyshit të Xhisiela Malokut.

Një ditë pas planit të masave për marrjen në mbrojtje të Xhisiela Malokut, efektivë të FNSH janë vënë në ruajtje të banesës së familjes së saj.

Nga këto pamje të marra nga Ora News, shikohet se që prej orëve të mëngjesit të sotëm, kanë shkuar disa efektivë dhe një furgon i FNSH-së, të cilët qëndrojnë pranë shtëpisë së Xhisiela Malokut në fshatin Larushk.

Xhisiela deklaroi se do të kërkonte mbrojtje pas sulmit me tritol në shtëpinë e gjyshit. Në deklaratën para gazetarëve, ajo akuzoi opozitën se ia kishte vënë tritolin dhe se loja e tyre politike doli bllof.

Ndërkohë për ngjarjen në fjalë, policia ka shoqëruar rreth 16 persona për të zbuluar se kush qëndron pas shpërthimit të tritolit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY