Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar lidhur me audiopërgjimin e Agron Xhafaj duke iu referuar konkluzioneve të fundit të Prokurorisë.
Në dokumentin e fundit thuhet se kunati i Albert Veliut, Fredi Alizoti, dhe vetë “Babalja” do paguheshin me një shumë prej 200 000 euro nga deputeti Salianji, kur biseda e regjistruar të dilte në televizion.
Salianji disa ditë më parë u paraqit në Prokurori për të dorëzuar prova të reja lidhur me këtë çështje, ndërsa i ka hedhur poshtë pretendimet e reja të prokurorisë pasi nëse do të ishte e vërtetë, ai nuk do të ishte këtu.
Në Facebook Salianji ngre disa pyetje të cilat ende nuk kanë përgjigje për këtë çështje:
Reagimi i Salianjit:
Në Open, akt ekspertimi anglez fakton se zëri i audiopërgjimit është i Xhafajt.
Producenti Rama dështon në prodhimin e filmmit njësoj si në qeverisje.
Dy pyetje presin përgjigje sot,
-a e konfirmoi plotësisht laboratori shtetëror italian, laboratori më i mirë në botë sipas Ramës, që zëri eshtë i Xhafajt?
-Pse nuk e nxjerr policia arrestimin e Alizotit? Ku e arrestoi? Ku e mban sot?
Xhafaj tha që nëse ekspertiza provon që zëri është i vëllait do dorëhiqej, për kur e ruan dorëheqjen Xhafaj pasi ekspertiza e konfirmoi zërin dhe vetem policia e drejtuar prej tij ka fabrikuar prova?
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/