Xhisiela Maloku ditën e sotme deklaroi para gazetarëve se tritolin në banesën e gjyshit të saj e vuri opozita, duke u shprehur se nëse më parë nuk ndjehej e kërcënuar, sot ndjehet e tillë dhe vetëm nga Partia Demokratike.
Deklaratat i bëri para banesës teksa qëndronte brenda në makinë.
Pas kësaj deklarate, nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar në rrjetet sociale.
Për deputetin, kjo është përtej fantazisë.
Reagimi i plotë
Keta kalojne dhe fantazine…
Qe mund ta nxirrnin ate vajzen te deklaronte se e kishte vene vete tritolin e mendova , po qe te deklaronte pas Ramballes , se ja kishte vene opozita nuk arrita ta imagjinoja.
Ja pra dhe bomba ne ambasaden jugosllave u gjet…
Rama i kalon vertete me distance paraardhesit e tij ne te keqe.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/