I hapi probleme shtëpia ‘dhuratë’, ngel në vetting gjyqtari i Apelit të...

I hapi probleme shtëpia ‘dhuratë’, ngel në vetting gjyqtari i Apelit të Korçës

116
0
Shares

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka njoftuar se një tjetër gjyqtar nuk e kalon Vettingun. Në sitën e vettingut ka mbetur dhe gjyqtari i Apelit në Korçë, Sotiraq Lubonja.

Ai ishte kandidat për anëtar të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Trupa gjykuese e KPK, e përbërë nga Suela Zhegu, Brunilda Bekteshi dhe Valbona Sanxhaktari deklaroi gjatë seancës dëgjimore me këtë gjyqtar se Lubonja nuk ka pasur para të justifikuara për ndërtimin e një shtëpie me vlerë 6,5 milionë lekë, në periudhën 1995-2002.

ILDKP raportoi në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit për deklarim të pasaktë, fshehje pasurie, deklarim të rremë dhe mungesë burimesh të ligjshme.

Çfarë ndodhi gjatë seancës dëgjimore në 3 Tetor?

Gjatë procesit, për gjyqtarin rezultoi me probleme pjesa e deklarimit të pasurisë.

Lubonja zotëron një shtëpi banimi në Korçë me dy kate, fituar me kontratë dhurimi 2/3 pjesë të saj.

Vlera e deklaruar për të është 2.5 milionë lekë, që janë të ardhura familjare. Në katet e banimit ka shtesa pa leje. Ka mospërputhje në dokumentacion dhe deklarimet e mëparshme për sipërfaqen e ndërtimit.

Vlera e ndërtimit të shtëpisë rezulton 6.3 milionë dhe Lubonja nuk ka pasur mjete të mjaftueshme financiare për ndërtimin e banesës në periudhën 1995-2002.

Gjithashtu nuk dihen se nga vinë disa shuma të mëdha të ardhurash.

Ai ka dhuratë në shumën 4 milionë lekë nga nëna e tij, e cila, sipas KPK-së, nuk ka pasur mundësi të bënte këtë dhuratë. Ndërkohë, vjehrri i ka bërë dhuratë një depozitë në bankë prej 25 mijë dollarësh.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY