Rrihen barbarisht dy të rinjtë shqiptarë: Flisnin shqip në Serbi

Rrihen barbarisht dy të rinjtë shqiptarë: Flisnin shqip në Serbi

110
0
Shares

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Serbi. Dy të rinj shqiptarë janë rrahur brutalisht vetëm sepse ata flisnin shqip me njëri tjetrin.

Ky informacion vjen nga deklarata e Zyrës së Bashkësisë të Shqiptarëve në Serbi. Sipas asaj që shkruajnë mediat kosovare, ngjarja ka ndodhur natën e së shtunës,ku  dy të rinjtë shqiptarë G.B. dhe Ç.M, të lindur më 1999, janë sulmuar pa asnjë preteks nga një grup i panjohur prej katër personave.

Lugina-Lajms shkruan se Ç. M, ka dëmtime të rënda: frakturë në kokë dhe gjakëderdhje në tru. Për momentin, ai ndodhet në operativën e Qendrës Klinike të Vojvodinës dhe është në rrezik për jetën.

I riu tjetër gjithashtu ka plagë të rënda, por jeta e tij nuk është në rrezik, sipas deklaratës së ZSHS.

Zyra e Bashkësisë së Shqiptarëve në Serbi ka dënuar ngjarjen si dhe u ka bërë apel autoriteteve të hetojnë për të zbuluar autorët në mënyrë që të marrin dënimin e merituar.

Megjithate ZBSHS falënderon qendrën e Mjeksësisë shëndetësore në Novi Sad në ndërhyrjen e shpejtë, si dhe mbështetjen e dhënë, sidomos ekipin e mjekësisë urgjente të cilët ishin në detyrë, pranë Qendrës Klinike të Vojvodinës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY