Një automjet ka dalën nga rruga dhe ka rënë në një greminë në Dajt. Në makinë ndodheshin 3 persona.
Në vendngjarje mberriten forcat e policisë dhe ato zjarrfikëse, të cilat bene te mundur nxjerrjen e personave nga mjeti.
Njoftimi i policisë:
Më datë 07.10.2018, rreth orës 18:30, në rrugën e “Dajtit”, në fshatin Surrel, një mjet ka dal nga rruga dhe ka rënë në greminë.
Brenda në mjet dyshohet të jenë tre persona.
Në vendngjarje janë dërguar shërbimet e Policisë, Zjarrfikëses dhe Ambulanca.
Personat u nxorrën nga mjeti. Shtetasit L. B., rreth 60 vjeç dhe Z. A., rreth 55 vjeç janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital, ndërsa shtetasi tjetër ende i paidentifikuar i moshës rreth 25-30 vjeç ka ndërruar jetë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/