Vrasja në Tiranë, çfarë do të ndodhë sot me dy të plagosurit

Vrasja në Tiranë, çfarë do të ndodhë sot me dy të plagosurit

241
0
Shares

Gjykata e Krimeve të Rënda, sot në orën 12:00, do të japë masën e sigurisë për Ervis Martinaj dhe shokun e tij Eljon Hate, dy të plagosurit e atentatit, që ndodhi në një lokal në zonën e ish- bllokut.

Gjatë ditës së djeshme Prokuroria mori në pyetje në spital biznesmenin e basteve Ervis Martinajn si dhe pronarin e lokalit ku ndodhi përplasja me armë.

Burime nga Prokuroria bëjnë me dije se prokuroria do të kërkojë arrest në burg për Martinajn si dhe për mikun e tij që ndodhet në spital në gjendje kritike për jetë, Eljon Haten.

Nga ngjarja e rëndë, mbeti i vdekur Fabian Gaxha.

Në lidhje me këtë ngjarje dy ditë më parë u arrestua në Kakavijë edhe Gealdo Hoti, pasi dyshohet se është njëri nga personat që ka qëlluar me armë zjarri në lokal.

Ndërsa “molla e sherrit” dyshohet se u bë këngëtarja Elvana Gjata, e cila dha edhe dëshminë e saj në polici, kurse i fejuari i saj Ervin Mata është në kërkim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY